/2L ONLINE/ – Sonte nga ora 19:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, nis Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2016”, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga: nikoqiri Gjilani, pastaj Prishtina, Peja Durrësi, Shkodra e Ferizaj. Festivali do të mbahet për shtatë ditë me radhë dhe do të shfaqën tetë shfaqje. (në ditë e pestë të festivalit do të jepen dy shfaqje).
Organizatorët e manifestimit të “Flakës…”, thonë se çdo gjë është gati edhe për Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, që është i veçantë në trojet shqiptare e për të cilin ka përherë interesim të madh.
Festivali do të hapet me shfaqjen e Teatrit të Qyteti të Gjilanit, “Jetë me qera”, e Refet Abazit, me regji të Ekrem Sopit. Është një tekst real dhe imagjinativ, ngjarja e së cilit ndodhë në teatër, ku një regjisor i ri, pasi fillon të punoj shfaqjen, përballet me problemet politike si dhe problemet e brendshme të teatrit. Edhe pse regjisori mundohet ta ndryshoj tekstin dhe qasjen, duke ia përshtatur kërkesave të pakuptimta të autoriteteve që kanë ndikim në teatër, ai prapë se prapë nuk mundë ta çoj projektin deri ne fund, pasi që atij i ndalohet shfaqja.
Luajnë: Gani Rrahmani, Alban Shahiqi, Aurita Agushi, Gyner Halili, Naser Zymberi, Avni Shkodra, Tringa Hasani, Safete Mustafa, Artan Selimi, Egzona Salihu, Rexhep Maloku dhe Jashar Shahiqi.
Skenografia dhe kostumet: Bekim Korça.
Përzgjedhja muzikore: Florim Gagica, Arzije Isufi, Murat Ismajli.
Dritat: Fatmir Halili.
Organizator: Raif Haziri.
Garderobiere: Bahrie Kurtalani.
Realizatorë të skenografisë: Medi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti.
Rekuizitat: Suad Berisha.
Shfaqja fillon në ora 19:00.
Përndryshe, në ditën e dytë të Festivalit (e shtunë), po në ora 19:00, do të jepet shfaqja “Kush e Solli Doruntinën”, Teatri “Aleksandër Moisiu”- Durrës. Nga Ismail Kadare me regji nga Leart Vasili. Shfaqja fillon në ora 19:00.
Në ditën e tretë, do të jepet shfaqja “Mendje djallëzore”, Teatri “Istref Begolli” – Pejë. Me autor Blerim Haxhiaj e me regji nga Elmaze Nura. Shfaqja fillon në ora 19:00.
Në ditën e katërt (e hënë), do të jepet shfaqja “Lufta në kohën e dashurisë”, Teatri “Multimedial” – Prishtinë, me autor Jeton Neziraj e regji të Blerta Neziraj. Shfaqja fillon në ora 19:00.
Të martën, në ditën e pestë të Festivalit, për dallim nga ditët tjera, do t’i kemi dy shfaqje, një nga ora 17:00 dhe një nga ora 19:00. Shfaqja e parë do të jetë “Ushtari i dy luftërave” nga Teatri “Dodona” e ACDB, me autor Ibadete Abazi e regji të Elhame Kutllovci, si dhe shfaqja “Karramel” nga Teatri “Adriana”– Ferizaj dhe Kllapa. Autor dhe regjia Naser Shatrolli.
Të mërkurën me 27 janar do të kemi shfaqjen “Gishti” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, me autor Doruntina Basha e me regji të Erson Zymberit.
Dhe në ditën e fundit, do të jepet shfaqja “Kandili i Argjandit”,Teatri “Migjeni” – Shkodër, nga Martin Camaj me regji të Fatbardh Smaja. Edhe kjo shfaqje fillon në ora 19:00.
Pas kësaj shfaqje edhe do të jepen çmimet e këtij festivali dhe do të bëhet mbyllja e këtij Festivali, për t’i lënë rrugë aktiviteteve tjera muzikore e letrare të “Flakës së Janarit 2015″.
Përndryshe, për çdo ditë sa do ta kemi festivalin e Dramës Shqipe, do të kemi edhe debatet për shfaqjen, që mbahen menjëherë pas përfundimit të shfaqjeve. /2L ONLINE/