“Kush e solli Doruntinen”, I . Kadares, shfaqje nga teatri “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi në mbrëmjen e dytë të Festivalit e dramës të “Flaka e janarit 2016” Gjilan
Nijazi Ramadani
Teksti dramatik “Kush e solli Doruntinen”, I . Kadares, shfaqje nga teatri “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi drama që ngjitet në mbrëmjen e dytë të Festivalit e dramës të “Flaka e janarit 2016” Gjilan. Në këtë shfaqje marrin pjesë edhe dy aktorë të mirënjohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo dhe Bujar Lako dhe aktorët tjerë dursak me regjisorin Laert Vasilin. Në skenën e kësaj pjese që ishte sfidë për teatrin e Durrësit, tashme me eksperiencë të sprovuar, pasi pas shumë kohësh solli për artdashësit edhe pjesën “Elektra” të Sofokliut. Shfaqja e bazuar në veprën e I. Kadaresë, me të njëjtin titull, që i dha një kuptim të ri mitit, për kjo dramë vjen nën dramatizimin dhe regjinë e Laert Vasilit, si një prodhim i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Drama “Kush e solli Doruntinën”, bazohet në romanin e shkrimtarit Ismail Kadare me të njëjtin titull, botuar në vitin 1979.
Sipari hapet ku Doruntina kapërceui male e fusha për të takuar Zonjën Mëmë, ajo me një simbolik hipur në një rrasë varri të shndërruar simbolikisht në kalë, për të quar në vend fjalën dhënë se, Kostandini e mbajti besën. Dilema e hapur se, “Kush e solli Doruntinën”, ka shfrytëzuar mjaft elemente të skemës strukturore modern të tekstit dramatik – kriminalistik, ai nuk e ndërton një strukturë të tillë, por përkundrazi e rrënon atë siç ka bërë Rexhep Qosja në dramat “Mitet e zhveshura”, dhe shumë shkrimtarë të tjerë botëror. Pra, dilema e thurur për shthurjen e mitit të thurur: Po a është e mundur? A mos është një herezi? Si mund të ngjallet një i vdekur? Ku zbriti Kostandini? A ishte ai nga shteti i Arbrit, apo ndonjë vend tjetër i Ballkanit?
Cila është e vërteta, e hetuar që sjell vetë Doruntinën kapiten Stresi ?
“Kush e solli Doruntinën” kapiten Stresi e heton e realizon duke zbardhur të vërtetën përëetësinë besës në krijimin e identitetit të një etnosi kombëtar, të rrezikuar në vijen ekzistencial nga dhe rivaliteti dy perandorive mbi ekzistencën e tij etnik. Riaktualizimi i kësaj të vërtete, që është “çelës” i mbërthyer nga “hijet”, ku për zbërthimin e enigmës së dramës, do të ishte vija rrëfimit E ”dishepujve të Konstandinit” për Rendin e Ri të Arbrit, që vetë Konstatini ishte predikues pëhapës i krishterimit nga perandoria e lindjes te ajo romake, po edhe të themeluar nga Ai, që nënkupton kodin etik ”një sistem, ku askush të mos ketë nevojë për ligje të dekretuara, për gjyqe, burgje dhe polici. Natyrisht që edhe në këtë rend do të kishte drama, vrasje dhe dhunë, por njeriu do të dënonte të tjerët dhe do të dënohej prej të tjerëve, i pa detyruar prej ligjeve”). Arsyet e këtij mbindërtimi në strukturën e jetës së Arbrit Konstandini i shihte në ”stuhitë vigane që i shihte në horizont, me pozitën e vet, shtrënguar si në darë midis dy feve, të Romës e të Bizantit, dhe midis dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes. Prej përplasjes së tyre s’priteshin veç se” tallaze të lemeritshme, për përballimin e të cilave Arbri duhej të krijonte struktura më të qëndrueshme se ligjet dhe institucionet“ e jashtme”, struktura të përjetshme e universale brenda përbrenda njeriut, të paprekshme e të padukshme, pra të pashkatrrueshme. Arbri duhej të ndryshonte ligjet e veta, zyrat, burgjet, gjyqet e gjithçka tjetër, t’i bënte të tilla në mënyrë që të mund t’i merrte ato nga bota e jashtme e t’i strehonte brenda njerëzve, kur të afrohej stuhia.(…) Dhe ai mendonte që kjo strukturë e re të fillonte nga besa.”). ( Ismail Kadare: Kompleti i veprave, pjesa e pestë (Kush e solli Doruntinën), Rilindja, Prishtinë ,f.322,323)
Fabula e thurur nga legjenda e vëllait të vdekur dhe fjalës së dhënë, besës së mbajtur, ende mban në “trik” ballkanasit, që duan ta bëjnë të vetën atë grua që kalëroi vdekjen dhe atë burrë që mbajti fjalën edhe në një tjetër botë. Ashtu siç ka thënë F.Konica: ”Fyerja më e madhe në Shqipëri është ta quash dike / I pabesë/”.Edhe pse“lufta” nuk bëhet thjesht për një legjendë, por për identitet dhe përjetësi. Ndonëse kanë ikur vite e shekuj, mijëvjeçarë, që kur miti nisi tëthuret dhe përhapej gojë më gojë, princër e hetues vazhdojnë kërkimet, por enigma nuk është zgjidhur ende: Kush e solli Doruntinën?
Është forca që përcjell teksti i Kadaresë, mbështetur në një nga m itet më të njohura shqiptare, por edhe puna e regjisorit, që ka bindur të pranojnë ftesën e të ngjiten në skenë disa nga emrat më të njohur të teatrit shqiptar. Bëhet fjalë për një nga ikonat e teatrit dhe kinematografisë, aktoren Margarita Xhepa, e cila tashmë, në moshën 83¬vjeçare, interpreton një nga rolet e saj të preferuara, rolin e Zonjës Mëmë, që lëshon kujën shekullore: “Kostandin, të ardhtë gjëma! “
Rol me një ngarkesë të fortë emocionale, të cilin ajo e ka interpretuar shumë vite më parë, nën regjinë e Piro Manit. Rikthehet në skenë, pas një periudhe të gjatë mungese, aktori Bujar Lako nuk ka pranuar të tjera role+, qofshin këto në teatër apo film. Pjesë e kastit të aktorëve është edhe artisti Viktor Zhusti, të cilin një vit më parë e kemi parë në skenën e Teatrit Kombëtar, në rolin e markezit de Sad, në dramën e muzikuar “Vrasja e Maratit”. Interpreton po ashtu vetë regjisori Laert Vasili, aktorja Luli Hoxha, në rolin e Doruntinës, dhe aktorë të tjerë të trupës së Durrësit. Regjisori Laert Vasili përvec aktorëve Yllka Mujo dhe Bujar Lako, ka përzgjedhur edhe aktorët e trupës së teatrit durrsak, Gjergj Doçi, Mimoza Marjanaku, Eralda Caushi, Xheni Fama, Amos Zaharia etj.