DYLON

Shfaqet filmi dokumentar “Vëllaçko me ty jam”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, në Viti është shfaqur filmi dokumentar “Vëllaçko me ty jam” të autorit Xheladin Rexhepi. Fillimisht të pranishmit kanë vu lule tek bustet e këtyre dëshmorëve pranë Shtëpisë së Kulturës, për të vazhduar më pas në sallën e Kinemasë ku edhe u shfaq filmi.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, para të pranishmëve tha se në këtë përvjetor të 17-të, të rënies heroike të vëllezërve dëshmor Gursel e Bajram Sylejmani, e kujtojmë betejën e lavdishme të Jezercit, i kujtojmë dy vëllezërit të cilët qysh në moshë rinore vepruan për ti sjellë dritë dhe liri këtij vendi.

EkoHigjiena

“Gurseli e Bajrami, vepruan deri në sakrificën e fundit të cilën ata e quanin ëndërr që kjo tokë, ky popull dhe ky nën qiell të frymoj lirshëm. Edhe pas këtyre 17 viteve nga rënia e tyre, nuk ndjehet asnjëherë efekti i harrimit, por ai i motivimit për ta ruajtur lirinë dhe dritën që ata i sollën vendit, motive për të punuar për Shtetin dhe për ti shërbyer popullit. Në këtë përvjetor, është më parësore, nderimi për gjithë ata që ndër breza u sakrifikuan për liri, dëshmorët e kombit, veteranët e invalidët, familjet e tyre që ishin pjesë e luftës për liri dhe fitores së përbashkët. “T’i nderojmë gjithmonë dëshmorët tanë, përkushtimin atdhetar të tyre, të cilët i bënë shërbim të madhe atdheut, duke rënë në fushën e nderit. Ajo që e bënë më madhështore veprën e vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, është rënia në betejë brenda pak orësh , duke u flijuar të bashkuar në një vijë të frontit, ashtu siç jetuan dhe kishin një ideal që ta bëjnë Shqipërinë e Bashkuar”, ka thënë kryetari Haliti.

Për filmin dokumentar, i cili është realizuar nga Televizioni Tema në Ferizaj, autori Xheladin Rexhepi tha se ka qenë jo e lehtë të përmblidhet një veprimtari e tërë dhe kontributi madhor i vëllezërve Sylejmani, për lirinë e vendit. Në orët e mbrëmjes, në Galerinë e qytetit në Viti është hapur edhe një ekspozitë me piktura të dëshmorit Gursel Sylejmani, ku për rendësin e saj foli artisti prof.Fahredin Spahiu.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me kryetarin e komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa, në orët e paradites së sotme, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj tek varret e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani./2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.