DYLON

Sheshet e Gjilanit si mos më keq

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Disa hapësira publike si te sheshi “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, që ndodhet te Shkollat e Mesme, për momentin shfrytëzohet më tepër për parking të veturave se sa për lëvizje të qytetarëve, këtu ndalen vetuar private pastaj taksitë e ndryshe dhe kohë pas kohe edhe veturat e organizatave të huaja (shih video)

Në pamje të parë nuk duket fare si sheshet e qyteteve tjera të Republikës së Kosovës por si një vend i harruar nga kjo Qeverisje Komunale dhe i degraduar deri në atë masë ku lëvizja e lirë e këmbësorëve është për keqardhje, e të mos flasim fare për personat me aftësi të kufizuara të cilët lëvizjen në këtë pjesë të qytetit e kanë të kufizuar në maksimum, gjithashtu dhe nënat e reja të cilat fëmijët e tyre i bartin me karroca për fëmijë hasin në pengesa të mëdha përgjatë kalimit në këtë pjesë.

EkoHigjiena

Përpos mungesës së infrastrukturës bazike këtu mungon gjithashtu dhe ndriçimi ku gjatë orëve të mbrëmjes është për tu frikësuar të kalosh andej pa pasur një elektrik dore me vete.

Në këtë pjesë të qytetit ku janë të pozicionuara pothuajse të gjitha Shkollat e Mesme, pastaj Fakulteti, Konvikti dhe Stadiumi i Qytetit, në këtë Shesh të Qytetit të Gjilanit ku të gjithë qytetarët lëvizin ditën dhe natën, patjetër se duhet rregulluar sa më shpejt në mënyrën më të mirë të mundshme, që emri i Prof. dr. Xhavit Ahmetit, të kujtohet me krenari. /2L ONLINE/