/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Berivojcë të Kamenicës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të moshës së mitur, pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një biçikletë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Rom – fëmijë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/