DYLON

Shërohet plotësisht pacienti 77 vjeçar, i cili ishte rasti i parë në Kosovë, i diagnostikuar me Covid-19

Shërohet plotësisht pacienti 77 vjeçar, i cili ishte rasti i parë në Kosovë, i diagnostikuar me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Pacienti 77 vjeçar, i diagnostikuar si rasti i parë në Kosovë me Covid-19, nga Stublla e Vitisë, është shëruar plotësisht dhe  lirohet nga Klinika Infektive për në shtëpi.

Këtë lajm e kanë konfirmuar në konferencën e sotme për medie, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha dhe Prof. Sali Ahmeti.

Ata bënë të ditur se në klinikë janë gjithsej 49 pacientë të diagnostikuar me Covid-19, 40 prej tyre në gjendje të mirë, 7 në me oksigjenoterapi dhe 2 në kuadër të mjekimit intensiv të kësaj klinike në ventilim mekanik.

EkoHigjiena

Në konferencë, u theksua se stafi mjekësor i Klinikës Infektive është duke dhënë maksimumin për të trajtuar pacientët e shtrirë.

Poashtu, u bë e ditur se 5 infermieret e infektuar me Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore, 2 janë në shtëpi në vetizolim, 3 duke u trajtuar në klinkë.

Njëra prej tyre dy herë ka rezultuar negative në testet e përseriura dhe pritet të lirohet në shtëpi.

Sa i përket furnizimit me material dhe masa mbrojtëse, drejtoresha e Klinikës Infektive, tha se kanë furnizim të mirë nga ShSKUK dhe Ministria e Shëdetësisë, por po zbatojnë rekomandimet e OBSH, për shfrytëzim racional të materialit shpenzues.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.