DYLON

Sherifi: USPE-Gardiane e të drejtave të studentëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Unioni i Studentëve Pro Europian USPE pas zgjedhjeve studentore në Universitetin ‘’ HASAN PRISHTINA’’, që u mbajtën me 6 qershor të vitit të kaluar ku doli fituese si organizata e parë ajo vazhdon rrugëtimin e saj në Universitetin ‘’ KADRI ZEKA’’ e në Universitetin ‘’ FEHMI AGAN’’ në Gjakovë ku do të mbahen zgjedhjet studentore .

Betim Sherifi, sekretar i përgjithshëm i USPE-së dhe Senator në UP ka bërë të ditur se me 6 maj USPE në Universitetin ‘’ KADRI ZEKA’’ kandidon me numrin 11 kurse në Universitetin ‘’ FEHMI AGANI’’ në Gjakovë me numrin 13, ku në të dy këto Universiteti mbahet zgjedhjet e para studentore e ku USPE beson dhe shpreson që do të dal fituese fuqishëm para organizatave tjera, pasi ajo veç se ju ka dhënë studentëve arsyen se pse duhet ta mbështesin e ti bashkohen familjes së madhe siç është USPE.

EkoHigjiena

“USPE është frymë studentore që vazhdon të atakoj studentët e të gjitha Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës , ku me angazhimin e saj, me përkushtimin e saj ndaj studentëve, me projekte të ndryshme si dhe duke qenë gardiane e jetës së studentëve brenda Universiteteve po e bëjnë që studentët t’i bashkohen kësaj fryme. USPE me aktivitetet e saj e ka larguar studentin nga humbja kuantitative e kohës pasi jeta është dinamizuar shumë, e bashkë me këtë ka evoluar edhe jeta e një student”, ka thënë Betim Sherifi, sekretar i përgjithshëm i USPE-së dhe Senator në UP. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.