DYLON

Sherifi: Limaj goditet sa herë që ka zhvillime të rëndësishme

Avatar photo Redaksia

Anëtari i Kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Bilall Sherifi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj liderit të “Nismas”, është një lojë që po bëhet me Limajn. Sipas tij, për koincidencë, tash e sa vite, rasti Limaj po aktualizohet veçanërisht gjatë kohës kur po ndodhin zhvillime të rëndësishme në vend.

Ai ka theksuar se Limaj është shndërruar në një peng të EULEX-it, të cilët “as nuk e vrasin as nuk e lirojnë”.

EkoHigjiena

“Pengu nuk po ndihmohet as nga shoqëria. Ta lëmë një anë Fatmir Limajn, por kjo duhet të shihet si raport i drejtësisë me një qytetar të Kosovës. A guxon një qytetar i Kosovës të mbahet në pasiguri juridike për 6 vite radhazi? Duhet të pyetemi se a është i pranueshëm një standard i tillë?”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka konsideruar se shefit të tij vazhdimisht i janë ricikluar aktakuzat – edhe kur ishte nënkryetar i PDK-së, kohë kjo kur edhe reputacioni i tij ishte tepër i lartë.

“Goditja e dytë për të ishte kur u mor vendimi për tu krijuar “Nisma”, dhe goditja e tretë kur ishte vendosur të bëhet koalicioni paszgjedhor VLAN. Në aktakuzat që po i ngrihen Limajt ka të përfshirë edhe politikanë vendorë. Mendoj që drejtuesit e PDK-së vazhdimisht kanë qenë të implikuar, sipas raporteve edhe të EULEX-it, në ngritjen e këtyre aktakuzave, më qëllim që ta dëmtojnë Limajn”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.