DYLON

Sherif Sherifi- dëshmor i UÇK’së, krenaria jonë, 15 prill 1999 – Në mes dhimbjes dhe krenarisë! 

Sherif Sherifi- dëshmor i UÇK’së, krenaria jonë, 15 prill 1999 – Në mes dhimbjes dhe krenarisë! 
Avatar photo Redaksia

Nga: Blerim SHERIFI

Lufta dhe rënia e tyre është vet madhështia, ata ranë heroikisht që populli të ngritet trimërisht, ata përqafuan luftën që atdheu të gëzojë lirinë, ideali tyre ishte liri e plotë, pa kushtëzime  e as kufizime.

EkoHigjiena

LIRIA ashtu sikur dituria nuk është e lirë  por ka çmim të  shtrenjtë  ngase liria i ka rrënjët  ne gjakun e dëshmorëve  prandaj edhe i japin njerëzimit me pikatore.

Familja Sherifi është një famijle që ka sakrifikuar për shumë gjenerat më radhë  dukë i dhënë  dëshmorë  sa herë  atdheu ka rënkuar.

Të  gjithë  ranë  në  luftë  duke shëruar plagët e atdheut çdoherë  kur kërkonte  atdheu.

Xhaxhai Sherif Sefë SHERIFI ishte i fundit nga familja Sherifi i cili bie herokisht e sypatrembur duke i fal jetën atdheut që  ne sot të  jetojmë  e frymojmë  lirshëm në  Kosovën tonë  të  pavarur.

Si çdo përvjetor edhe ky përvjetor natyrshëm na sjellë  emocione ngase na kthen mbrapa në  kohë  duke  kujtuar atë  ditë  15 Prilli 1999 kur forcat okupatore të regjimit serb i mësyen malësisë së Zhegocit me qëllim të  shfarosjes së popullatës civile dhe shpartallimit të  UCK-së  e cila kishte shtabin dhe komandën e saj në  fshatin Zhegoc.

Familja Sherifi kishte dhënë  dëshmorë çdo herë  kur atdheu kërkonte, duke filluar nga viti 1877 e deri me luftën e fundit në vitin 1999.

Duke filluar me të  parin  e fisit Aliun, i cili kishte rënë  në  vitin 1877 në  luftën e Plevnës në  Bullgari si ushtar i mbretit, duke vazhduar me vargun e të rënëve, ku stërgjyshi i gjyshit tim Mustafë Sherifi kishte rënë  në  luftën e Sanxhakut të  Nishit  gjatë  pastrimit etnik të  territoreve shqiptare nga okupatori shekullor Serb.

Gjyshi i babgjyshit  tim Sherifi poashtu dha jetën duke luftuar në  luftën e Kumanovës në  vitin 1913 kundër forcave serbe.

Babai i gjyshit tim Sefë  Sherifi bie në  frontin  e Dalmacisë   si ushtar i mobilizuar me dhunë.Ai ishte pjesamarrës në  luftën për çlirimin e Preshevës dhe Bujanocit.

Dhe i fundit nga familja jonë , bie dëshmor për mos të vdekur kurrë Xhaxhai Sherif SHERIFI me 15 prill 1999 në epopenë  e Zhegocit.

Xhaxhai Sherif SHERIFI u lind më  07.05.1943 nga nanë Shahadija dhe babai Sefë  Sherifi nga fshati Verbicë  e Zhegocit komuna e Gjilanit, të  cilët  si çift kishin 5 fëmijë , dy djemë  dhe tri vajza.

Sherifi u lind në  një  familje e shquar me vlera morale e kombëtare me një  dashuri për atdheun të trashëguar brez pas brezi nga të  parët e familjes.

Meqë  prindi i tij Sefa ra në  frontin e Dalmacisë duke e lënë  Sherifin shumë  të  vogël, ai rritet jetim për të cilin kujdeset vëllau i tij më i madh Smajli, ngase edhe nëna i vdes shumë  e re si pasojë  e torturave dhe dhunës fizike të  ushtruar mbi të  nga pushteti  fashist serb gjatë  aksionit të  mbledhjes së  armëve gjatë  viteve 1955/56.

Gjyshja Shahë  vdes në  moshë  shumë  të  re pas dhunës  së rëndë  fizike dhe psikike  të  ushtruar ndaj saj duke  e futur nën akull në  atë  dimër të  acart me arsyen për të  treguar armët e burrit.

Sherifi pas mbarimit të  shkollimit fillor fillon të  merret me punë të fshatit kryesishtë me bujqësi e blegtori deri sa kur arrinë moshën madhore në  vitin 1978 ai punësohet në  minierën e Artanës (Novobërdës) në  Artanë.  Aty si minator duke  punuar nën masa të  dhunshme e presion nga pushteti i egër serb. Ai ishte poashtu pjesëmarrës në grevën e organizuar në nivel Kosove nga minatorët e gjitha minierave në Kosovë duke kërkuar kështu të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.

Me pagën që  merrte ai kujdesej për familjen dhe shkollimin e fëmijëve të  tij.

Aty punon deri në  vitin 1989 atëherë kur dëbohen dhunshëm nga puna të  gjithë të  punësuarit shqiptare.

Me të  filluar lufta dhe mobilizimi UÇK-së , Sherifi e pa të  rrugës dhe ndjeu obligim moral e kombëtar ndaj atdheut që të  angazhojë djalin e tij Sabedin SHERIFI në  UÇK, shtabin e zonës në  Zhegoc, duke kryer aty punën e teknikut mjekësor e duke shëruar plagët e lirisë  të  shumë  luftëtarëve të  cilët vinin të  plagosur nga vijat e frontit.

Sherifi njihej edhe për punë dore e vepra arti të  punuar nga druri e të  cilat flaka e luftës i mori të  gjitha duke humbur kështu çdo gjë  që  ai kishte ndërtuar nga duart e tij.

Për më shumë , edhe pse në moshë paksa të shtyer, Sherifi edhe vet angazhohet në  organizimin e luftës për çlirim, ai kyqet në pikën 1 të UCK-së nw lagjen e tij të cilën e komandonte Shaban BEQIRI. Sherifin së bashku me ushtarët e kësaj pike ofenziva e 15 prillit i gjeti në istikame të palëkundur deri në flijim.

Sherifi bie dëshmor më 15 Prill ditë e Ejte 1999 në  Verbicë  të  Zhegocit gjatë  ofenzivës të  po kësaj dite ndërmjet një okupatori i cili ishte i armatosur deri në  dhëmbë  me armë  e makineri luftarake dhe UÇK-së e cila po luftonte për të mbrojtur pragun e shtëpisë  dhe idealin për të  jetuar të  lirë  dhe pavarur në  tokën të  cilën na fali i madhi Zot e të cilën e kemi amanet të  mbrojmë  sa të  jemi gjallë brez pas brezi.

Sherifi lë  pas vetës gruan me 5 fëmijë  e një  kallabllëk nipa e mbesa.

I lehtë  të  qoftë  dheu i Kosovës së  dashur xhaxhi Sherif SHERIFI.

Lavdi të gjithë dëshmorëve. /2LONLINE/