DYLON

Shërbimi Korrektues i Kosovës parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se gjatë kontrollit rutinor dhe bastisjes së një vizitori në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një rast i tentim-futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.

Gjatë kontrollit të detajuar, te vizitori janë gjetur të kamufluara në trup dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse, të cilat janë konfiskuar menjëherë nga zyrtarët korrektues.

EkoHigjiena

Pas zbulimit të rastit, vizita është anuluar, ndërsa ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme konform legjislacionit dhe rregullave në fuqi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ruajtjen e rendit, sigurisë dhe integritetit brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.