DYLON

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Agjencia e Punësimit nënshkruajnë aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Agjencia e Punësimit nënshkruajnë aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Punësim të Republikës së Kosovës, Blerim Hasani, kanë nënshkruar aneksin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ky aneks vjen si vazhdim i Memorandumit të Mirëkuptimit të lidhur në vitin 2010 ndërmjet institucioneve përkatëse, dhe synon forcimin e bashkëpunimit në funksion të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur. Me këtë rast, është vlerësuar e nevojshme që memorandumi bazë të plotësohet me një aneks të veçantë, i cili mundëson përfshirjen direkte të këshilltarëve të punësimit në programet rehabilituese.

EkoHigjiena

Aneksi i memorandumit parasheh angazhimin e këshilltarëve të punësimit në kuadër të programit për përgatitje për lirim dhe mbështetje pas lirimit, program ky i miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që të burgosurve t’u ofrohet mbështetje konkrete drejt integrimit në tregun e punës.

Këshilltarët e punësimit nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, përmes Agjencisë për Punësim, do të jenë pjesë aktive e këtij programi, duke ofruar informacione të drejtpërdrejta mbi mundësitë e punësimit, trajnimet profesionale dhe shërbimet që ofrohen pas lirimit.

Gjatë seancave të programit, të burgosurit do të kenë mundësinë të informohen mbi vendet e lira të punës, procedurat e aplikimit dhe mbështetjen institucionale që mund të përfitojnë pas daljes nga burgu. Ky angazhim pritet të lehtësojë tranzicionin e tyre në shoqëri dhe të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e rrezikut të rikthimit në vepra penale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.