DYLON

“Shërbimi i ynë inteligjent!!!”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nëse një shërbim nuk ka mundësi të identifikojë dhe dokumentojë për një muaj rrugët nga po hynë gazi luftarak ne institucionin kryesor te vendit, si ka mundësi që ky shërbim të dije për rrugët e veprimtarisë subversive të shërbimeve armiqësore që veprojnë kundër Kosovës. Si ka mundësi ky shërbim të jetë inteligjent kur futja e gazit në Kuvendin e Kosovës rrezikon sigurinë nacionale e një nga detyrat e këtij shërbimi është që në mënyre inteligjente t’i parandaloj këto veprime.

Këto shqetësime i ngrit Fadil Kajtazi njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ai për Portalin 2LONLINE, ka thënë se për një shërbim inteligjent identifikimi i rrugëve dhe personave qe fusin materiale të rrezikshme në objekte fiktive (në ketë rast Kuvendi i Kosovës) është njëra nga detyrat me te thjeshta.

EkoHigjiena

“Nëse ketë detyre të thjeshtë shërbimi i ynë inteligjent nuk e zgjidhe, si do t’i gjej vendkontaktet e spiunëve me shënimet serbe, si do t’i gjeje “vend postat” ku ata shkëmbejnë informacionet e koduara, të mikrofilmuara, dhe ndoshta porositë për mënyrën e përdorimit të gazit luftarak në kuvend. Për një muaj e gjysmë ky shërbim nëse është inteligjent duhet të kishte reflektuar!”, ka thënë Kajtazi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.