DYLON

Shërbime mjekësore falas në Ditën e infermierisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, Qendra Europiane për Arsim Profesional “QEAP-Heimerer” në bashkëpunim me Institutin e Evropës Juglindore për shëndetësi dhe infermieri ka organizuar këtë aktivitet duke ofruar sot shërbime falas për qytetarët e Gjilanit, për matjen e tensionit arterial. matjen e sheqerit në gjak, të peshës trupore, por ka ofruar edhe këshillimin e qytetarëve për probleme të ndryshme shëndetësore për të promovuar kështu shëndetin.

EkoHigjiena

Abdullah Gruda asistent në QEAP-Heimerer i ka thënë Portalit Informativ 2Lonline se për të shënuar këtë ditë të Infermierisë, 15 studentë të QEAP-Heimerer, shumica prej tyre gjilanas po e bëjnë një aktivitet human duke ofruar shërbime falas për qytetarët gjilanas në matjen e shtypjes së gjakut, sheqerit në gjak, të peshës trupore por edhe këshilla që promovojnë shëndetin.

Sipas tij, ky aktivitet ka nisur në ora 11:00 para Teatrit të Gjilanit dhe deri në orën 13:00 janë mbi 115 qytetarë gjilanas të cilëve iu janë ofruar shërbimet në fjalë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.