DYLON

Shërbim i ri në Administratë, e-kiosqet rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara

Shërbim i ri në Administratë, e-kiosqet rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara
Avatar photo Redaksia

“E-kiosqet që dikur komunës i kushtuan shuma të majme dhe për pak kohë në përdorim përfunduan në deponi, tani po rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara”, ka thënë Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit.

Sipas saj, pa kosto për komunën, pa ngarkesë për taksapaguesit, pa pagesë për qytetarët, shërbimi avancon në Administratën e Përgjithshme në Gjilan.

EkoHigjiena

“Të gjitha shërbimet e platformës E-Kosova tani mund t’i merrni në E-kioskun pranë objektit të Administratës. Falënderoj stafin nga zyra e IT-së që me përkushtim u angazhuan në rikthimin e E-kioskut në funksion, nga një pajisje jashtë përdorimit, tani me shërbime shtesë për qytetarët. Ka mundësi kur ka vullnet. Bashkë ndërtojmë standard të ri”, ka thënë drejtoresha Arbenita Sopi Haziri.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.