DYLON

Sheqeri, ja 5 fakte që duhet t’i dini

Avatar photo Redaksia

Ne konsumojmë sasi të mëdha sheqeri, shpesh pa e kuptuar. Një iniciativë e re e Universitetit të Kalifornisë në San Francisco, e quajtur “Sugarscience” ka analizuar qindra studime të kryera mbi sheqerin dhe ndikimin e tij në shëndetin e njeriut.

Sipas saj, konsumi i sasive të mëdha të sheqerit lidhet direkt me sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, sëmundjet e mëlçisë etj.

EkoHigjiena

Ja pesë faktet më të rëndësishme që kjo faqe ka listuar:

Një amerikan mesatar konsumon 29.9 kg sheqer në vit.

Konsumi i një kanaçeje 330 ml me pije të gazuar në ditë e rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 1/3.

Ka të paktën 61 emra të ndryshëm për sheqerin në etiketën e ushqimeve. Shanset janë që nëse një përbërës përfundon me “-ose” të jetë sheqer.

Fruktoza, një prej tipeve më të zakonshme të sheqerit, mund të jetë për mëlçinë njësoj e dëmshme si alkooli.

Fëmijët amerikanë, rreth 16 për qind të kalorazhit ditor e marrin nga sheqeri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.