(2L ONLINE) – Njësia për të Drejtat e Njeriut – Zyrtarja për Barazi Gjinore, Drita Klaiqi në përkrahje nga Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit dhe OSBE-në, me rastin e “15 Majit Ditës Ndërkombëtare të Familjes “ kanë shënuar këtë ditë të rëndësishme e cila është përcaktuar edhe sipas Kombeve të Bashkuara dhe ditë kjo e cila shënohet çdo vit në të gjithë botën si përkrahje ndaj vlerave dhe rëndësisë së familjes në shoqëri. Kjo ditë është shënuar me një aktivitet simbolik, duke vendosur një pano para Teatrit të Qytetit nën moton: “FAMILJA DHE SHTETI”, respektimi i një qenie njerëzore është respektimi i gjithë njerëzimit.
Drita Klaiqi – ZBGJ, ka thënë se kjo ditë është mjaft e rëndësishme për familjet tona, dhe ne të gjithë duhet të angazhohen më shume që të kemi familje të shëndosha, sepse familja është shtylla e shoqërisë dhe e shtetit, për më shumë, Klaiqi ka apeluar që të respektojmë njëri tjetrin, sidomos gruan, sepse gruaja ka një rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm në familje.
Ndërsa, Besa Baftiu – Kryesuese e GGKGJ, ka thënë se ne mbështesim këtë aktivitet me shumë arsye, sepse kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, ne duhet të bëjmë më shumë qe të përmirësojmë mirëqenien në familje. Ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal që familjet që ato të jenë sa më të shëndosha.
Më pas, ZBGj dhe GGKGJ, kanë vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve nga Dhuna“Liria”, për t’u njohur më shumë me gjendjen e të strehuarave dhe me kushtet në të cilat qendra punon.
Aktivitetin e kanë mbështetur dhe OJQ-të vendore, si dhe Mekanizmi Koordinues Kundër dhunës në Familje./2l online/