Shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Autizmit
/2L ONLINE/ – Kopshti i Fëmijëve Hello në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën e Kujdesit Ditore Pema, për nderë të ditës ndërkombëtare të personave të prekur me Autizem ka organizuar aktivitetin “T’i ndajmë të gjitha së bashku”.
Secili nga fëmijët e kopshtit Hello kanë sjelle nga një lodër, veshmbathje apo ëmbëlsira për t’i dhuruar shokëve të tyre në mënyrë që ta kuptojnë se të gjithë fëmijët janë te barabartë.
Aktiviteti fillimisht filloi në ambientin e kopshtit Hello më saktësisht ne oborrin që ishte përgatitur për pritjen sa me të ngrohtë të fëmijëve nga Qendra Ditore Pema. Takimi ishte pika fillestare nga ku nisen disa aktivitete si vallëzim, këndim dhe recitimi nga fëmijët e te dy anëve. Në fund fëmijët shkëmbyen mes veti dhurata të cilat do t’i kenë kujtim nga shokët e tyre të rinj. /2L ONLINE/
15.png)
