DYLON

Shënohet “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”

Shënohet “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”
Avatar photo Redaksia

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), si anëtare e Rrjetit Jo-formal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE-NK) dhe zbatuese e projektit YEEP 2 – fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja bashkë me Komunën e Gjilanit mbajtën një tryezë diskutimi dhe panair për të shënuar “Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës”.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ishte e pranishme në këto dy aktivitete që mblodhën edhe përfaqësues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, asaj të Shëndetësisë, Qendrës për Aftësim Profesional, biznese dhe OJQ të profileve të ndryshme.

EkoHigjiena

Nënkryetarja e komunës, tha se kjo javë, shënon dhe promovon mësimin gjatë gjithë jetës, e cila në vete përfshinë edukimin dhe trajnimin për të gjitha moshat dhe në të gjitha fushat e jetës.

“Ky projekt është zbatuar në Gjilan, ku 70 të rinj ishin përfitues të përfitimit të shkathtësive përmes programeve të vazhdueshme të trajnimit dhe monitorimit për të konkurruar në tregun e punës”, tha Morina Bunjaku.

Diskutimi shërbeu si një platformë informacioni dhe shkëmbimi mundësish për të gjithë të interesuarit për mundësitë e mësimit, kualifikimit apo aftësimit profesional për qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Kjo javë i dedikohet rëndësisë së mësuarit gjatë gjithë jetës, një koncept që thekson konsistencën dhe emancipimin e qytetarëve për pjesëmarrje më të madhe në shoqëri, duke ofruar kontribute frytdhënëse në vlerat shoqërore.

Aktiviteti u përkrah nga DVV International në Kosovë dhe u realizua në bashkëpunim me projektin YEEP 2, i cili zhvillohet në partneritet me Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.