DYLON

Shënohet Java e Diabetit ne Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, me rastin e javës së diabetit kanë në qendër të qytetit të Vitisë kanë pos që kanë bërë shpërndarjen e broshurave mbi sëmundjen e diabetit kanë ofruar falas për kalimtar të rastit matjen e Glikemisë.

Sipas Dr. Vjollca Kadolli Hallili, kjo sëmundje ka ndërlikime serioze në shëndet nëse nuk zbulohet me kohë. “Përndryshe sëmundja e Diabetit ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim , sëmundje të veshkave etj. Të dhënat më të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit kanë treguar se janë rreth 387 milionë të prekur me diabet ku pritet që numri i tyre të arrijë në 600 milionë në vitin 2035 në të gjithë botën”, u shpreh Dr. Kadolli-Halili.

EkoHigjiena

Ajo theksoi se numri më i madh i njerëzve me diabet i përket grup-moshës 40-50 vjeç, duke thënë edhe këshilla për pacientet të prekur nga kjo sëmundje. “Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë, yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit) si dhe i rekomandojmë që t’i shtojnë dietës së tyre arra, bajame etj.

Përndryshe sot është mbajtur në QKMF-në në Viti ligjërata me temën “ “Diabeti tek fëmijët ” nga pediatrja Dr. Qefsere Rexhepi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.