DYLON

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierit në Viti

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierit në Viti
Avatar photo Redaksia

Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti në bashkëpunim me kolegjin “Universum”, me një aktivitet kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierit.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar aktivitetin që është zhvilluar në qendër të qytetit, dhe ka thënë se profesioni i infermierit kërkon një përkushtim të madh gjatë ushtrimit të tij ndaj pacientit.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu tha se infermieria nuk është vetëm një profesion, por edhe mision për kujdes të vazhdueshëm ndaj qytetarëve jo vetëm të komunës së Vitisë, por edhe në mbarë botën.

Në këtë aktivitet nga infermierët e QKMF-së në Viti dhe studentët e rinj të këtij kolegji, është bërë matja e tensionit, sheqerit në gjak, si dhe nivelit të saturimit, për qytetarët të cilët kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.