DYLON

Shënohet Dita Evropiane e Epilepsisë

Avatar photo Redaksia

Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) me një tryezë të rrumbullakët do të shënoj për herë të katërt Ditën Evropiane të Epilepsisë.

Kjo ditë përveç në Kosovë edhe në shumë shtete të Evropës kalon me mori aktivitetesh të ndryshme lidhur me këtë sëmundje, me moton “Epilepsia, është më shumë se një krizë, stop stigmës dhe diskriminimit”.

EkoHigjiena

Qëllimi kryesor i shënimit të ditës Evropiane është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 Milion njerëz në Evropë të cilët kanë Epilepsinë.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite është thirrje për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin luftën kundër Epilepsisë.

(SHKEK) nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE), me qëllim të senzibilizimit të popullatës, ngritjes së vetëdijes që edhe pse nuk është sëmundje e lehtë dhe e padëmshme, ajo mund të kontrollohet me sukses dhe falë tretmanit medikamentoz dhe jetë të disiplinuar me këtë sëmundj e mund të jetohet një jetë normale dhe kualitative.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=58416