DYLON

Shënohet Dita e Tokës me mbjelljen e fidanëve nga pjesëtarët e FSK-së

Shënohet Dita e Tokës me mbjelljen e fidanëve nga pjesëtarët e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga OJQ “Projekti 5 Cent”, në oborrin e SHFMU “Ibrahim Rugova” në Kastriot (Obiliq) u shënua “Dita e Tokës” me mbjelljen e  51 fidanëve nga 51 pjesëtarë të FSK-së të shoqëruar edhe nga 51 nxënës me simbolikën e 51 vjetorin të organizimit ndërkombëtar të kësaj dite.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama të cilët u pritën nga kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi si dhe stafi drejtues e mësimdhënës i shkollës. 

EkoHigjiena

Ceremoninë e mbjelljes së fidanëve e filloi ministri Mehaj, gjeneral Rama dhe kryetari Gashi për ta përmbyllur me sukses pjesëtarët dhe nxënësit e caktuar.

Në fund para gazetarëve dhe mediave, ministri Mehaj në adresimin e tij, e çmoi lart projektin përkatës duke theksuar se Bota ka nevojë për ne dhe kujdesin tonë ndaj saj si dhe dha zotimin se projekte të ngjashme çdoherë do të kenë mbështetjen e tij. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.