DYLON

Shënohet Dita e shkollës “Nazmi Hoxha”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me një program artistik të organizuar nga kolektivi, nxënësit dhe kori i shkollës , në lagjen e VIII-të shënohet Dita e shkollës “Nazmi Hoxha”. Siç e dimë kjo shkollë është emërtuar në shtator të këtij viti me emrin e veprimtarit dhe atdhetarit, ish të burgosurit politik Nazmi Hoxha, andaj me rastin e ditëlindjes se tij shkolla ka vendosur qe data 5 dhjetor të shënohet si ditë e shkollës.

Në fjalën përshëndetëse drejtori i shkollës Faredin Rexhepi, foli për aktivitetet dhe sukseset e nxënësve të kësaj shkolle në garat e shumta. Ai foli edhe për jetën dhe veprimtarinë e Nazmi Hoxhës, duke theksuar se Nazmiu rridhte nga një familje patriotike, ishte i edukuar në frymën kombëtare, ishte pjesëtar i lëvizjes ilegale që punuan për çlirimin e Kosovës andaj më 1981 u dënua me 15 vite burg si udhëheqës i grupit të Anamoravës, prej të cilave me shumë se 9 vite edhe i vuajti.

EkoHigjiena

Puna, përkushtimi dhe sakrifica e Nazmiut për çështjen kombëtare do të jetë themel për lirinë dhe demokracinë e vendit tonë dhe vepra e tij do të shërbejë që brezat e ardhshme të edukohen në frymën të cilën e deshi vet Nazmiu.

Të pranishmit i përshëndeti edhe vajza e Nazmiut, Festa Hoxha e cila i falënderoi të gjitha strukturat , drejtorinë dhe këshillin e shkollës, drejtorin e arsimit Nazmi Musën, kryetarin e komunës Lutfi Hazirin, Ministrinë dhe gjitha strukturat tjera që vendosën që kjo shkollë të mbajë emrin e babait të saj dhe uroi që gjeneratat e ardhshme me krenari të kujtojnë veprën dhe sakrificën që Nazmi Hoxha dha për lirinë e vendit tonë.

Veç tjerash, në këtë manifestim, nga shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, iu nda certifikata dhe mirënjohje si veteran UÇK-së, për kontributin e dhënë në themelimin dhe organizimin e strukturave të luftës, mirënjohja iu nda bashkëshortes.

Të pranishmit i përshëndeti edhe shoku i idealit të Nazmiut dhe kryetar i Shoqatës të të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni.

Me këngë dhe valle u mbyll programi artistik, përcjellë me urimet që kjo shkollë me krenari ta mbajë emrin e veprimtarit dhe atdhetarit Nazmi Hoxha. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.