DYLON

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Avatar photo Redaksia

Në Viti, sot është shënuar Dita e Shkollës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, njëkohësisht edhe 53-vjetori i pavarësimit të këtij institucioni arsimor, përvjetor ky që lidhet me vitin shkollor 1972–1973, kur gjimnazi u nda nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Manifestimi u mbajt në praninë e përfaqësuesve të institucioneve komunale, veteranëve të arsimit, personaliteteve nga jeta publike dhe institucionale, profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të shumtë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite për komunitetin dhe arsimin në përgjithësi. Ai u shpreh se është nder i veçantë që, në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve, të urojë këtë përvjetor që lidhet simbolikisht edhe me Besëlidhja e Lezhës, një moment kyç në historinë shqiptare që shënon bashkimin politik të trojeve shqiptare.

Haliti vuri theks të veçantë edhe te përurimi i projektit për renovimin dhe modernizimin e plotë të objektit të gjimnazit.

“Ky përvjetor merr peshë të veçantë sepse shënon përurimin e investimeve të rëndësishme në renovimin dhe modernizimin e këtij institucioni, falë mbështetjes konkrete të Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.

Ai falënderoi Bashkimi Evropian për këtë investim domethënës në sektorin e arsimit, si dhe Zyrën Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë, përfaqësuar nga Hubert Perr, dhe koordinatoren e projektit, Besime Kajtazi, për profesionalizmin dhe bashkëpunimin institucional në realizimin e projektit.

Sipas tij, ky projekt ka krijuar kushte dukshëm më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim.

Në fund, kryetari Haliti theksoi se përmirësimi i cilësisë në arsim mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes komunale, me fokus të veçantë në investime që sigurojnë ambiente sa më të përshtatshme për zhvillimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Një fjalë rasti e mbajti edhe drejtori i Zyrës evropiane në Kosovë Hubert Perr, I cili tha se është ky një rast i mirë sot, që të kemi një objekt të renovuar në ditën e shënimit të shkollës. Është me rëndësi të kemi ambiente të mira për të mësuar dhe kjo është arsyeja pse BE ka investuar mbi 1 milion euro për renovim e kësaj shkolle. Për historikun e shkollës, foli drejtori i Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” Mujë Tafa, i cili mes tjerash edhe përmendi të arriturat e saj ndër vite.

Gjithashtu në fund, u zbulua edhe pllaka memorialë me emrin e Selim Musliu-Pavaresuesit të Gjimnazit, ish drejtorit të parë të kësaj shkolle, që kur u pavarësua në vitin 1072-73. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.