DYLON

Shënohet dita e planetit tokë edhe në Viti

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Komuna e Vitisë me mbjelljen e luleve të rrethi pranë Xhamisë së Qytetit dhe Kishës Katolike në Viti ka bërë përmbylljen e aksionit të pastrimit, aksion ky që ka filluar me 1 prill.

Me këtë rast në këtë rast në mbjelljen e luleve përpos zyrtarëve komunal kanë marrë pjesë përfaqësues të policisë, mjekëve, nxënëseve…por edhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të cilët kishin ndërprerë punën e këtij komiteti për të ju bashkangjitur këtij aksioni.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti duke ju uruar qytetareve vitias “Ditën e Planetit Tokë” tha se gjatë këtij aksioni për pastrimin e komunës sonë kanë marrë pjesë shumë qytetarë për të cilët ai shtoi se është mirënjohës.

“Sot po e përmbyllim këtë aksion të mrekullueshëm , që kemi me 1 prill, aksioni i sotëm është për nder të ditës së tokës, ndërkaq në të ardhmen do të bëjmë përzgjedhjen e fshatit më të bukur, kopshtin më të bukur si dhe shkollën më të pastër si dhe do të vazhdojmë edhe aksione të tjera për një Viti më të pastër” u shpreh Haliti.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, Dionis Ukaj tha se ky aksion është zhvilluar në shumicën e lokaliteve të kësaj komune.

“Aksioni 22 ditor i pastrimit është zhvilluar në mbi 90% e lokaliteve, nuk ja kemi arritur ti pastrojmë të tërrat për shkak të kohës dhe të reshurave të borës” tha Ukaj./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.