DYLON

Shënohet “Dita e Patates”

Shënohet “Dita e Patates”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë dhe organizata IKC kanë shënuar –Ditën e Patates.

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural edhe këtë vit ka shënuar “Ditën e Patates” në bashkëpunim me organizatën IKC.

Kësaj radhe kjo ditë është shënuar në qytetin e Vitisë, konkretisht tek shtëpizat e drurit, ku edhe shumë kultivues të patates bëjnë shitjen e këtij produkti bujqësorë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u bë me dije se me shënimin e kësaj dite synohet të promovohen kultivuesit e patates të kësaj komune, në veçanti të fshatit Debelldeh të cilët janë kultivues të njohur të patates cilësore.

Lidhur me rëndësinë e shënimit të kësaj dite kanë folur zv. Kryetar i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti si dhe përfaqësuesi i organizatën IKC, Ekrem Bajrami. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.