DYLON

Shënohet Dita Botërore kundër HIV/AIDS

Shënohet Dita Botërore kundër HIV/AIDS
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS,  në Kamenicë, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut(NJKDNJ) në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë pran DKRS-së dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal(KVRL) organizuan tryezën e rrumbullakët me temën “Virusi HIV dhe masat parandaluese të SIDES”.

Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati tha se 1 dhjetori i çdo viti është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh jo vetëm për të ndihmuar njërëzit e prekur nga virusi HIV, por edhte për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.

“Në Ditën Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA), Kamenica u bashkohet vendeve të mbarë botës, për të luftuar “Sëmundjen e shekullit”, tha ajo.

EkoHigjiena

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Dr.Artë Maliqi, mjeke në QKMF e cila nga ana profesionale dhe mjekësore bashkëbisedoi me të pranishmit për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.

Ndër të tjera në këtë takim është prezantuar një film i shkurtër për HIV AIDS-in dhe aplikacionin SHNET nga psikologet nga OJG Social Lab nga Prishtina, Eurisa Rukoci dhe Dea Regjepi.

Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, nxënës përfaqësues të institucioneve komunale dhe OJQ.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.