(2L ONLINE) – Në kuadër të ditës botërore të Rinisë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal të Vitisë kanë mbajtur sot një tryezë ku është folur lidhur me sfidat me të cilat përballët rinia dhe atë në gjenerimin e vendeve të punës dhe kushteve të tregut. Gjithashtu sot shoqata e artistëve figurativ “Gursel Sylejmani” ka filluar me realizimin një murali në 3D, në murin e shtëpisë së kulturës në Viti.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur në tryezën e rrumbullakët lidhur me sfidat me të cilat përballën të rinjtë në gjenerimin e vendeve të punës dhe kushteve të tregut tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për hapjen e vendeve të reja të punës, por ai theksoj se të rinjtë duhet të jenë më aktiv dhe të shprehin më shumë gatishmëri në pjesëmarrjen e aktiviteteve por edhe në profesionalizimin e tyre për tregun e punës.
“Të gjithë ne duhet të kuptojmë se komuna nuk është institucion i punësimit, mandej shumica e institucioneve komunale janë pothuajse të mbi ngarkuar saj për këtë numrit të punësuarve por çka mund të bënë komuna është të ofroj kushte të përshtatshme për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reje të punës në sektorin privat “ u shpreh Aliu.
Ndërkaq Isuf Behluli nga Zyra Komunale për Punësim paraqiti disa statistika ku theksoi së në këtë komunë janë gjithsej 6128 punëkërkues duke potencuar se 3417 prej tyre janë të pakualifikuar ndërkaq sipas tij gjysmë të kualifikuar janë 196 persona si dhe të kualifikuar janë 537 prej tyre.
“Nga këto statistika do të bëjë edhe krahasimin sipas moshës ku 25-39 vjeç janë 2606 punëkërkues ose 42.5 % prej tyre femra i kemi 172 punëkërkuese ose 63.8 %” tha Behluli.
Ndërkaq Emrush Azemi nga Sektori për Rini dhe Sport tha se të gjitha mekanizmat Qeveritare dhe Joqeveritare duhet të përbëjnë një mekanizëm për ngritjen e shkallës së profesionalizmit dhe ndërmarrësin (Edukimin Joformal) në raport me tregun e punës.
Në fund të këtij takimi janë dhënë këto rekomandime nga ana e pjesëmarrësve si: Mungesa e profesionalizmit në Edukimin Formal dhe nevoja për trajnimeve në ndërmarrësi te të rinjtë në gjenerim të vendeve të punës, mungesa e hapjes së një Qendre për Edukim Jo formal ku në bazë të statistikave të Zyrës Komunale të Punësimit 55.8%e të papunëve janë pa profesion, të hapet një Drejtori e re për Zhvillim Ekonomik ose Departament në kuadër të drejtorisë për Ekonomi dhe Financa i cili do të ketë buxhetin e vet për Edukim Joformal.
Të bëhet fuqizimi i zërit të rinisë me ndikim te organet vendim-marrëse në ndërmarrësin konkurruese sipas kërkesave të tregut, Institucionet lokale të krijojnë programe dhe fonde buxhetore për ngritje të kapaciteteve profesionale për ndërmarrësi dhe disa rekomandime të tjera. .
Ndërkaq në orët e pasdites Shoqata e Artistëve Figurativ “Gursel Sylejmani” ka filluar me realizimin një murali në 3D, në murin e shtëpisë së kulturës në Viti. /2L ONLINE/