DYLON

Shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

Shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ( MIT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, të premten kanë shënuar Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

Si një nga akterët kontribues në sigurinë e trafikut rrugor, MIT, e përfaqësuar nga Fejzulla Mustafa, Drejtor i Departamentit Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Avdyl Ymeri, Drejtor Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, vlerësuan lartë bashkëpunimin e të gjitha institucioneve relevante në ruajtjen e sigurisë rrugore dhe zvogëlimin e numrit të viktimave në trafik në Republikën e Kosovës, si dhe theksuan hapat e ndërmarrë deri më tani nga MIT, përkitazi me temën.

Duke kontribuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, organizimin e fushatave vetëdijesuese dhe përkushtimin e përgjithshëm karshi sigurisë rrugore, MIT, në Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, tregon gatishmërinë e forcimit të rolit të saj në aspektin e sigurisë dhe participimin e vazhduesh​ëm të saj në shtrirjen e aktiviteteve promovuese për siguri rrugore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.