DYLON

Shënohet 70 vjetori i themelimit të shkollës në Përlepnicë të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/– Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë të komunës së Gjilanit ka shënuar sot 70 vjetorin e themelimit. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar udhëheqësit e shkollës për punën e madhe që po bëhet aty.

Kadriu tha se nga kjo vatër ve arsimit dolën me qindra mijëra mësues, arsimtarë, profesorë, juristë e profile të tjera, të cilët, sipas tij, janë krenaria e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Gjithmonë duhet të jemi krenarë për kontributin e mësimdhënësve, i cili kontribut është i madh dhe i pazëvendësueshëm, në rrugëtimin e shkollës shqipe, ndonëse me sakrifica të mëdha, në periudha të ndryshme kohore nuk u gjunjëzuan, por kontributi i tyre edukoi dhe arsimoi shumë gjenerata të nxënësve në frymën e shëndoshë kombëtare”, tha nënkryetari Kadriu.

Kadriu tha se nxënës të kësaj shkolle ishin edhe heronjtë e Kosovës si, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti, të cilët sot janë krenaria, jo vetëm e Përlepnicës dhe Gjilanit, por e mbarë Kosovës.

“Normalisht tradita intelektuale, patriotike dhe fryma e zhvillimit, themelet i kanë pikërisht në këtë shkollë që mban emrin e një heroi me përmasa botërore”, shtoi nënkryetari Kadriu në fjalën e tij para qindra të pranishmëve.

Në fund, u shfaq një program i pasur kulturor-artisitik i përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore “Skënderbeu”./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.