DYLON

Shënohet 25-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Kuvendi i Kosovës, mbajti sot një seancë solemne, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit. Në këtë mbledhje morën pjesë deputetët e Kuvendit të Kosovës, delegatët e Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës – dhjetor 1989 – maj 1992, të kryesuar nga Ilaz Ramajli, ambasadorë të vendeve të ndryshme nga bota,si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Seancën solemne e hapi me një fjalë rasti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili përgëzoi deputetët për këtë datë të shënuar, duke spikatur njëkohësisht edhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje. Për rëndësinë e miratimit të kësaj Deklarate folën edhe senatori amerikan Eliot Engël dhe kryetari i Legjislaturës dhjetor 1989 maj 1992, Ilaz Ramajli.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.