Shënohet 18 qershori dita e çlirimit të Kamenicës
/2L ONLINE/ – U përkujtuan dëshmorët e komunës së Kamenicës për nder të Ditës së Çlirimit, me këtë rast, Kryetari i komunës Begzad Sinani dhe zyrtarët tjerë komunal kanë bërë homazhe dëshmorëve të komunës së Kamenicës.
Pas vizitave të varrezave është mbajtur seancë e Kuvendit Komunal, ku kryetari Begzad Sinani, tha para deputetëve komunal se “fton të gjithë që me punë, bashkërisht të realizohen aspiratat për një vend më të zhvilluar”,
Për një fjalë rasti kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku tha se kjo ditë ishte ëndrra e realizuar jo vetëm e gjeneratave të tanishëm por e sa gjeneratave të kaluara, që për kontributin e tyre duhet t’u jemi mirënjohës.
Aktivitetet tjera për nder të ditës së çlirimit do të vazhdojnë sipas agjendës së paraparë. /2L ONLINE/



