Shënohen arritje të rëndësishme në forcimin e sigurisë publike nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe të vitit 2025
Gjatë kësaj periudhe të vitit 2025, Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar me sukses objektivat strategjike dhe specifike të përcaktuara në Planin Zhvillimor Strategjik, duke shënuar rezultate pozitive në fusha të ndryshme të veprimtarisë policore.
Përmes angazhimit profesional të zyrtarëve policorë dhe menaxhimit efektiv institucional, Policia e Kosovës ka kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, mbikëqyrjen e kufirit shtetëror si dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës dhe menaxhmentit të saj për garantimin e një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Për më shumë, referojuni linkut ku është publikuar artikulli në web afqe të PK-së me tabela dhe statistika…
