Shenjtëria e idealit kombëtar dhe fetar në figurën e Myderriz Haki Efendiut

Shenjtëria e idealit kombëtar dhe fetar në figurën e Myderriz Haki Efendiut

Ndonëse historia jonë kombëtare është e pasur, megjithatë ende ka figura të patrajtuara si duhet, të pavendosura në vendin meritor të hisorigrafisë sonë kombëtare.

Nga: Izmi Zeka:

Nga ky vështrim historik, shkasi më shtyri t`ia bëj një analizë librit të rëndësishëm për njërin nga intelektualët dhe hoxhallarët e gjysmës sëparë të shekullit XX-të, Myderriz Haki Efendiun.

Librii shkruar nga Mr.Aliriza Selmani dhe Hafiz Avni Aliu, paraqet tërë jetën dhe veprimtarinë e këtij personaliteti qoftë fetare, intelektuale ashtu dhe kontributin e saj kombëtar.

Libri “Myderriz Haki Efendiu” ka 436 faqe dhe XX kapituj.

Po të shikojmë librin në tërsi, shohim se kemi të bëjmë me një shpërfaqje interesante të veprimtarisë së njërit prej figurave tëPellgut të Moravës, që bëri përpjekje titanike për lirinë e atdheut dhe të fesë në tërsi.

Myderriz Haki Efendiu mund të klasifikohet si hoxhë përparimtar,intelektual i devotshëm,atdhetar deri në flijim dhe erudit i përmasave përtej shqiptare. Mund të krahasohet me shumë intelektualë të shekullit XIX e tutje, për nivelin intelektual, por edhe për vizionin që kishte për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.

Ai vazhdoi denjësisht rrugën e rilindasve, si Hoxhë Hasan Tahsini, Ymer Prizreni, Hasan Prishtina, deri tekatdhetari i përmasave të mëdha Mulla Idriz Gjilani.

Libri për Myderriz Haki Efendiun fillon me parthënen e autorëve ku ndër të tjera shkruhet “Jeta intelektuale e patriotike e Haki Myderrizit është e lidhur ngusht me jetën e një veprimtari të guximshëm për liri,përparim e bashkim kombëtar…” Ky personalitet i takon plejadës së luftëtarëve, qëkishin frymën e rilindësve, të atyre që morën pjesë në lëvizjen për çlirim dhe bashkimin e trojeve shqiptare.”*

Nga kjo pjesë e parathënes mund të përafrohemi edhe te libri, se çka do të përfshij në tërsinë e tij për Myderriz Haki Efendiun.

Ky personalitet do të jetë katalizator i një përceptimi të ri, i ideuar nga pararëndësit e tij, që nga Rilindja Kombëtare e deri në kohën mes dy luftërave botërore.Duke rrumbullakuar kohën dhe jetën e Myderrizit, mund të vijmë në përfundim se Myderrizi në aspektin profesional ishte tejet ipërgatitur. Mirëpo pjesa më qenësore e tij ishte niveli prej një atdhetari, që për kohën së cilës i përkiste i kalonte suazat e nivelit të Kosovës… Pra,për tu shprehur në trajtën më përmbledhëse, kemi të bëjmë me një figurë shumëdimensionale, qëi shpërtheu tabutë, si në aspektin fetar, po ashtu edhe për formatin intelektual.

Libri “Myderriz Haki Efendia” ose monografia për figurën e tijështë e mbrujtur nga faktet, argumentet dhe arkiva të shumta,ngase autorët e librit theksojnë: ”Jemi mbështetur në dokumentacionin e pabotuar burimor, që ruhet në arkivin e Kosovës-fondet: Gjyqi i Qarkut në Gjilan-penalja;gjyqi paqetues, kurse në AQSH fondi:Komuniteti Mysliman, arkivi Ndërkomunal në Gjilan-fondi: Këshilli i Rrethit në Gjilan;Informata me shkrim dhe me gojë, shënime memoriale, kujtime tëish nxënësve,deklarata të pjesëmarrësve të ngjarjeve, shënime stenografike, literaturë e botuar historike e fetare, shtypi i kohës, etj.

Pra, kemi të bëjmë me një monografi të shkruar profesionalisht dhe të bazuar në fakte, qoftë historike a gojore, ose arkivore, që e bëjnë librin për Myderrizin një vepër të shkruar mjaftë mirë, dhe i japin frymë shkencore deri në imtësi figurës polidimensionale të Myderriz Haki Efendisë.Autorët kanë arritur pikëpjekjen shkencore me atë historike, duke iu përmbajtur kriterit profesional, dhe duke i dhënë lexuesit një vepër të rëndësishme historike, por edhe shfaqje të mjeshtërisë sështjellimit përmes figurës së Myderrizit në kontekstin e ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

Lexuesi i vëmendshëm në monografinë “Myderriz Haki Efendia” mund t`i shohë ngjarjet e gjysmës së parë të shekullit XX, përpjekje e shqiptarëve për të qenë të lirë, në emër të Luftës Antifashiste, por edhe pjesën tjetër të popullit tëcilët e shihnin vetën të mashtruar, duke u përpjekur për të gjetur rrugë tjetër për bashkim kombëtar.

Në kapitullin e tretë në pjesën “Shkollimi i Haki Taibit në medresenë “Meddah”të Shkupit, paraqitet një përshkrim i detajuar i kësaj medreseje, kur ndër të tjera theksohet kontributi i intelektualit dhe kryepredikuesit Mulla Idriz Gjilani. Autorët shkruajnë: Prandaj roli i tij (fjala është për Mulla Idriz Gjilanin) do të jetë i madh për krijimin e personalitetit revolucionar e patriotik të Hakiut. Mulla Idriz Gjilani, i cili e njihte mirë karakterin e punës së medresesë”Meddah”, veprimtarin dhe patriotin e shquar, drejtorin e saj Ataullahef. Kurtishi,si dhe duke e njohur që më parë dëshirën e flaktë të mikut të shpirtit, arsimdashësin e patriotin Taip Sali Doshi, do t`i sugjerojë që të birin e vet, Hakiun ta regjistrojë në medresenë Meddah të Shkupit.Kjo ishte prej medreseve më të njohura, por çka është e rëndësishme, në këtë shkollë fetare kishin studiuar shumë personalitete të njohura fetare e intelektuale.

Myderriz Haki Efendiu regjistrohet në këtë medrese në vitet 1927/28.

Kjo medrese nxorri tre breza prej 56 nxënësish, që më vonë,të shumtët prej tyre do të jenë njerëz me ndikim në rrethet e tyre.
Nga shënimet që ekzistojnë janë këta emra:
brezi i parë ka paur këta nxënës:
Fetah Efendia,
Mehmet Effendi Raqipi,
Hafiz Nexhatia Efendia,
Hafiz Sadullah Efendia,
Shaban Efendia dhe
Selim Efendia.
Brezi të dytë i figurojnë këta nxënës:
Ferat Efendia
Hafiz Mustafë Efendia,
Hasan Efendia,
Haki (Taip) Salihu-Sermaxhaj,
Hafiz Hasan Efendia,
Hafiz Abdurrahim Efendia,
Idris Efendia,
Osman Efendia,
Hafiz Kadri Efendia,
Hafiz Hamdi Efendia dhe
Hysejn Efendia.

Brezi të tretëi përkasin këta nxënës:
Xhemajl Efendia Nekushtak-Kumanovë,
Qemal Efendia-Çegran-Gostivar,
Ramadan Efendia,
Sali Efendia,
Hafiz Sami Efendia dhe
Hafiz Beqir Sadak Efendia, i cili ka vdekur në Stamboll.

Autorët e monografisë arrijnë që tëvjelin fakte të konsiderueshme të këtyre brezave, që më vonë u bënë prijatarë në dy komponente:
për ngritjen intelektuale si dhe fetare e atdhetare.

Këta nxënës, në mesin e tyre ishte dhe Myderriz Haki Efendia, u paisën me njohuri të përgjithshme fetare, por po aq dhe shkencore, gjë që mundësuan të shkollohen edhe kuadra të tjerënëpër shkollat fetare, tëcilat i hapën po këta nxënës, që u shkolluan në medresenë Meddah të Shkupit.

AtaullahEf. Kurtishi për të dëshmuar shkallën e atdhetarisë e ilustron kjo thënie e tij e shkruar: ”Mos më daltë shpirti pa e parë flamurin shqiptar duke valuar në kalanë e Shkupit!”

Profesori Kurtishi që ishte drejtor i medresesë“Meddah”, ishte i paisur me njohuri univerzale e shkencore, por e veçanta e tij ishte predikimi fetar dhe kombëtar.Dhe jo rastësisht prej kësaj shkolle kanë dalë kuadra jashtëzakonisht të përgatitur në mësimin fetar, por dhe atdhetar. Kjo që bëri profesor Kurtishi në medresen “Meddah”, kishte hapur kaptinë të re për ngritjen dhe zhvillimin e drejtë të kuadrove që studiuan në medrese.

Më 1937, AtaullahEf. Kurtishi në xhaminë e Sulltan Muratit, me punën e tij të përkushtuar, 12 vjeçare për edukimin e kuadrit në medresenë “Meddah”, do të shpërndajë diploma në shenjë të suksesit të shkëlqyeshëm personave si: Haki Ef. Sermaxhaj , Fetah Rauf Ef. , etj. Pra, Haki Efendi Sermaxhaj nxënës i shkëlqyeshëm, del nga medreseja si njëri nga kuadrot tejmase i përgatitur për sfidat e jetës, në një kohë kur ishte e paqartë perspektiva shqiptare, por njëkohësisht hapërimi i tij në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kapitulli i katërt fillon me një thënie të Haki Myderrizit:
”Qëndro ku i ke rrënjët, aty peshon më rëndë”.

Myderrizi edhe sa ishte student kishte angazhim të veçantë për pengimin e shërngulljes së shqiptarëve në Turqi.

Jugasllavia e Versajës kishte vënë në shërbim planin famëkeq të“Naçertanie-s”, i cili planifikonte spastrimin e shqiptarëve nga tokat e tyre arbërore.Këtë fakt Haki Efendiu e kishte të qartë, andaj përpjekjet e tija konsistonin për kryerje të studimeve… Megjithatë, krahas atij përkushtimi pasonte angazhimi tejet brengosës, që të pengohej realizimi i atij plani famëkeq i vitit 1844.

Shpeshherë nëpër odat tona e në gojëdhanat e njerëzve, për këtë madje është shkruar se gjatë shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, hoxhallarët patën rol të paqartëdhe në kundërshtim me interesat kombëtare.

Një qëndrim të tillë të hoxhallarëve tanë, autorët në mënyrëtë tërthort, pothuajse e hudhin poshtë, duke dhënë argumente të mjaftueshme, se që nga Rilinda Kombëtare e këtej, në veçanti prej vitit 1937, një numër i hoxhallarëve të shkolluar në medresetë e Shkupt,dhe jo vetëm të Shkupit,dhanë kontribut të mirë për pengimin e kësaj dukurie namëkeqe për shqiptarët e Kosovës në veçanti, por pothuajse për tërë etninë shqiptare e Ballkanin në përgjithësi.

Autorët përmendin edhe hoxhallarët atdhetarëtë nderuar, siç ishin Haxhi Mulla Zeka,Ymer Effendi Prizreni, Rexhep Effendi Voka,Imam Vehbi Dibra, Hoxha Kadriu,Mulla Idris Gjilani,Haki Myderrizi,Mulla Ymer Berisha, Mulla Kadri Rashiti, Mulla Sylë Smira e shumë të tjerë, të cilët me angazhimin e tyre bënë që të pengohej shpërngulja masove, që e kishte planifikuar mirë pushteti i egër serb në dokumentin e Naçertanie-s, sipas planit famëkeq të V.Çubrilloviqit.

Këta burra të mëdhenj nëpër oda ,xhami e vende të tjera të frekuentuara më njerëz rëndom apelonin, thërrisnin që të mos i lëshojnë vatrat stërgjyshore, tokën e të parëve, etj., duke përsëritur moton e profetit Muhamedit a.s.:“Dashuria ndaj vatanit është pjesë e imanit” Se sa e si sinkronizohet aspekti fetar me atë atdhetar flet shumë dhe thënia e hoxhallarëve:gjithsesi duhet ruajtur dhe kultivuar traditën, vendin dhe, mbi të gjitha tëmos braktisen trojet sërgjyshore.Kjo thënie, që për mendimin tim është e Pejgamberit a.s, gjithsesi përkon edhe me parimet biblike…Po ashtu, vinte në sprovë edhe momentin e përdorimit të saj, lë të kuptohet dhe të çmohet angazhimi konkret i klerit mysliman në përballjet ndaj një të keqeje, çfarë po i ndodhte popullit shqiptar, që në mënyrë të saktë dhe të planifikuar e kishte projektuar Mbretëria e Jugosllavisë, përkatësisht serbët.

Thënie profetike ështëajo e Mulla Idris Gjilanit nga Velekinca: “s`ka fe pa atdhe”.Nga ky shikim mund të vijmë në përfundim, se kjo plejadë e hoxhallarëve, që nga Haxhi Zeka e deri te Haki Efendia, paraqesin tërësinë e mendimit politik si një përçuesi vijës atdhetare të Rilindjes Kombëtare Shqiptare të rilindasve tanë.

Në kapitullin e V-të autorët përshkruajnë hyrjen e trupave gjermane në Gjilan, në prillin e vitit 1941.Vlen për tu theksuar, se më këtë rast, siç shkruajnë autorët, ishte një ndjenjë e veçantë te popullata shqiptare, sepse vlerësohej si iu erdhi një lloj lirie më e madhe, krahasuar me robërinë serbe, por po ashtu,edhe për shkakun e rrëzimit të Jugosllavisë mbretërore, pengimi i elaboratit të Vasa Çubrilloviqit për shpërngulen e shqiptarëve.

Hyrja e forcave ushtarake gjermane në Gjilan solli një rrethanë të re. Haki Efendiukishte shfaqur maturi, ndonëse disa të drejta iu kishin njohur popullatës shqiptare. Disa ish nxënës të tij pohojnë:”Myderrizi ishte i vetëdijshëm se çdo i huaj në tokën tënde ishte okupator, andaj edhe nuk mund të ushqente iluzione për disa të drejta që u realizuan”

Haki Efendiu ishte largpamës për të ardhmen e shqiptarëve, andaj ishte tepër i matur dhe gjërat i shihte nëproces, por edhe në kontekstin ballkanik.Prandaj, tëgjitha ngjarjet për Myderrizin kishin një emrues të përbashkët, padallim të gjithë ishin okupatorë, me disa ndryshime që megjithatë nuk ishin të vogla,sepse viheshin në interes të shqiptarëve për momentet e caktuara.

Nëshkrimin “Roli i imamëve dhe Ulemasë në Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare”,Ramadan Gashi shkruan: “Kontributi i ulemasë shqiptare ishte përcaktues, si pjesëmarrës aktiv në kryengritje të shumta, madje edhe duke i udhëhequr ato, por edhe duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë me këshilla e vepra dhe me autoritetin që e gëzonin në masë. Ulemaja shqiptare ishte e motivuar nga mësimet kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s., që të japin në vazhdimësi kontributin e tyre për liri e pavarësi.

Ulematë shqiptarë nuk ishin politikanë me profesion, por ishte vetëdia e tyre morale e politike sintezë e dy komponentëve kryesorë: patriotizmit dhe besimit, që i vuri ata në krye të ngjarjeve të mëdha të kombit, me të cilat jo vetëm se hynë në histori, por edhe e bënë historinë”

Pra, imamët përgjatë gjithë historisë kanë kontribuar në dy aspekte tejet të rëndësishme për lëvizjen kombëtare çlirimtare, në aspektin e mendimit të pastër fetar, por dhe të mendimit të kthjelltë çlirimtar.Në këtë valë të predikuesve fetarë që ishte i shkolluar në Shkup, padyshim radhitet Myderriz Haki Efendiu.

Lufta e Dytë Botërore Hakiun e gjen myderrizdhe drejtor të medresesë “Atik”, përkatësisht nga gjysma e dytë e vitit 1940 deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, respektivisht pas vendosjes së regjimit sllav- komunist në Gjilan. Në medresenë Atik jepeshin këto lëndë: Izhar-sintaksë e gjuhës arabe, Kafi-disiplinëe gramatikës së gjuhës arabe(Morfologjia). Këto dy lëndë i jepte Myderrizi Haki Effendi Sermaxhaj.

Kur’an dhe texhvid i jepte Hafiz Sahit Ramjani,
Tarih(Histori Islame)i ligjëronte Mulla Shaip Hasani e nganjëherë Haki Effendi Sermaxhaj.
Ahlak ligjëronte Mulla Shaipi nga Gargalica;
Gjuhë Shqipe ka dhënë Malo Beci ( me iniciativën e myderrizit Haki. Ef. Sermaxhaj);
Histori ka ligjëruar Malo Beci.Gjuhë turke ka dhënë Haki Ef.Sermaxhaj.
Haki Ef. Sermaxhaj paraqitet si njëri nga figurat kompleksetë Luftës së Dytë Botërore; shpirtërisht i përkushtuardhe i lidhur me ndjeshmëri për kërkesat e popullit për liri dhe arsimim të mirëfilltë, fetar e kombëtar, për gjuhën shqipe dhe kultivimin e saj.

Se sa ishte i brumosur dhe liridashës reflekton edhe kjo thënie e Haki Ef. Sermaxhës:

“Unë jam i gatshëm për bashkëpunim me çdo shqiptar, pa dallim feje, vendi, ideje ose bindje politike, unë s’kam gajle që ju jeni komunistë… Jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me komunistë, por vetëm për bashkimin e Kosovës me Shqipni, por kurrën e kurrës për bashkimin meSerbi…”(Tetor,1944) .
Kjo thënie paraqet përcaktimin e pashmangshëm të politikës largpamëse, dhe përpjekjet e tij për unifikim të shqiptarëve pa dallime, qofshin ato fetare, kulturore a ideologjike, vetëm e vetëm që shqiptarët të jenë në një shtet të lirë dhe tëbashkuar. Jo vetëm Haki Eendiu, por pothuajse të gjithë studentët që u shkolluan në medresenë e Shkupit, ishin pjesëvepruese e emancipimit dhe zhvillimit të kombit shqiptar në trojet etnike.

Se sa dhe si veproi Haki Ef. Sermaxhaj për të drejtat e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, flet edhe ky argument iRamadan Gashit në shkrimin “Roli i Imamëve dhe Ulemasë në Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare”:“Pas Luftës së Dytë Botërore inkuadrohet në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e dinjitet kombëtar. Duke mos u pajtuar me ripushtimin serbo-komunist të viseve etnike shqiptare, Haki Sermaxhaj do të gjendet në vorbullën e LPLTSH-së (Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjësisht ONDSH dhe “Besa Kombëtare”, si organizata legale politike të organizuara mirë dhe të krijuara në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me degët e shtrira në të gjitha viset shqiptare të ish-Jugosllavisë, të cilat kishin program dhe aspirata politike kombëtare, qëllimi i të cilave ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Këtu Haki Semaxhaj shquhet si udhëheqës dhe organizator i aftë, duke qëndruar në krye të Komitetit të Qarkut NDSH-së për Rrethin e Gjilanit, për shpëtim e bashkim kombëtar”.

Historia e Haki Ef. Sermaxhajt paraqet dy aspekte të rëndësishme të kohës, të cilat padyshim janë tipare edhe të pjesës elitare tëkësaj periudhe, si:edukimi fetar e intelektual, por dhe edukimi kombëtar deri në shkallën e çlirimit kombëtar.

Mulla Idriz Gjilani në gjithë literaturën e shkruar, madje dhe në arealin gojor, shihetsi personalitet që ndikoi për ngritjen e Haki Ef. Sermaxhajt . Dhe jo vetëm kaq. Ata u bënë dy miq të pandarë në Gjilan, duke i dhënë kahje politikës kombëtare.

Ishte kohë mjaftë e rëndë gjatë Luftësë së Dytë Botërore, Haki Ef.Sermaxhaj ishte i rrezikuar në çdo anë, forcat komuniste nuk e shihnin me sy të mirë,si dhe veprimtarinë e tij, e cila binte ndesh me proklamimin e rinisë komuniste dhe të partizanëve komunistë.

Një nxënës i myderrizit Isuf Munishi-Korçashkruan: “Ne gjithnjë jemi kujdesur për ta ruajtur Haki Efendiun,sepse jemi frikësuar se mos po na e vret ndokush, pasi armiq në atë kohë kishte në çdo anë”.

Nga ajo që shkruhet thuhet se në luftën e Kikës dhe të Velegllavës, të 28 qershorit të vitit 1944, forcat partizane-çetnike të UNÇJ-s nuk zgjidhnin rrugë për të masakruar shqiptarët, të cilët kishin hetuar tradhtinë që u bëhej në emër të Luftës “Çlirimtare” partizane. Sipas Limon Stanecit korrespodent i Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, nga ana e forcave partizane ishin të vrarë 143 veta dhe 209 të plagosur, si dhe një vajzë e zënë rob, kurse nga ana e Mbrojtjes Kombëtare pati 3 ushtarë dhe 31 vullnetarë të vrarë.

Në këtë betejë, e cila kryepersonazh kishte Mulla Idriz Gjilanin, i shoqëruar edhe nga Haki Ef. Sermaxhaj, Mulla Mehmeti,Haqif Tetova,Lot Vaku, Osman Agë Biçku dhe shumë të tjerë vullnetarë e krerë që ishin në mbrojtje të kufirit.Që nga Lufta e Velegllavës e 28 qershorit të vitit 1944, përderisa hynë forcat çetnike në Gjilan e rrethinë, më 16 nëntor 1944, Myderriz Haki Efendiu do të qëndrojë me ditë të tëra në mbrojtje të kufirit, ndërsa nganjëherë do të udhëheq grupe të caktuar vullnetarësh.

Myderrizi së bashku me Lot Vakun, kap.Shefqet Bylykbashi, Bajram Ahmet Tygjeci,Sadri Misini-Shipashnica, Mehmet Topanica dhe Syl Dajkoci kishin pasur një takim me Abdulla Krashnicën.Vlen për tu përmendur se gjatë takimit, cili ishte zhvilluar në fushë të hapur midis Bujanocit dhe Tërnocit, Haki Efdiu kishte theksuar: “Abdullah, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me komunistë,por kurrën e kurrës bashkim me Serbinë”

Abdullah Krashnica gjatë bisedës kishte përmendur Kartën a Atlantikut e nënshkruar nga antifashistët në shtator të vitit 1941, ku përveç të tjerave, kishte thënë se kjo garanton bashkimin me Shqipërinë.

Megjithatë, nuk kishin arritur që të merreshin vesh, dhe kështu Haki Efendiu kishte vazhduar përpjeket për bashkim kombëtar,për çka një rezonim i tillë e përcolli deri në vdekjen e tij nëpër burgjet namkëqija të Jugosllavisë.

Po të shikojmë më gjerësisht, mund të shohim se si dhe në çfarë mënyre në kohëra të ndryshme kontribuan hoxhallarët për mbrojjtjen dhe interesin kombëtar.Do t`i përmendi vetëm disa sish, pasi që puna dhe kontributi i Myderrizit ka kontinuitet dhe ideal të përbashkët, si: Hoxha Tahsini, Muhamet Çami, Myderriz Imer Prizreni, Hafiz Ali Ulqinaku, Haxhi Ali Elbasani, Hafiz Ali Korça, Haxhi Mulla Zeka, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Adem Boriçi, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Hasan Masurica, Haxhi Ismet Dibra, Mulla Isuf Kraja, Mulla Said Najdeni, i njohur si Hoxhë Voka, Mulla Zekë Bërdynaj, Mulla Sinan Duga, Mulla Emin Miftari, Mulla Musë Dërguti, Tahir Efendi Lluka, Mulla Haki Sharofi, Mulla Hasan Nahi, Mulla Vesel Guta, Mulla Sadri Prestreshi. (Sh.K)

Për të sforcuar dokumentimin për përpjekjet dhe angazhimin për bashkim kombëtar, nga burimet e shkruara për myderriz Haki Efendiungjejmë edhe në shkrimin e Prof . Dr. Muhamet Shatrit, që shkruan:

Haki Efendia ishte “ Myderriz dhe drejtor i Medresesë Atik të Gjilanit; organizator i mbrojtjes së kufirit të Kosovës Lindore, anëtar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit pёr Nënprefekturën e Gjilanit, kryetar i Komitetit Qarkor të ONDSH-së, të po kësaj nënprefekture dhe anëtar i KQ të ONDSH-së në Shkup”.

Pra, edhe nga kyvështrim, mund të shihet seMyderrizi kishte zgjedhur vetëm një rrugë, dhe ajo ishte lufta deri në çlirimin kombëtar.

Vlen për ta përmendur edhe sulmin në Gjilan, ndodhur më 23 dhjetor 1944, ku forcat nacionaliste dhe përparimtare ishin tubuar në Përlepnicë për të diskutuar për sulmin në Gjilan.

Nga këto dokumente shihet se Mulla Idriz Gjilani dhe Haki Efendia nuk ishin pajtuar për të sulmuar forcat çetnike në Gjilan.Megjithatë,të shumtët e shtabit kishin qenë për, dhe, kështu u sulmua Gjilani.

Në këtë sulm, mbështetur nga të dhënat e shkruara, por edhe ato gojore, forcat nacionaliste pësuan humbje të mëdha në njerëz, dhe nuk arritën synimin që e kishin paravënë.

Sido qoftë, Lufta e Gjilanit duhet të trajtohet në disa aspekte për të argumentuar mënyrën dhe sulmin; si në aspektin historik,faktik dhe politik në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje e qëndresës kombëtare.

Pas Luftës së Dytë Botërore Myderrizi theksonte: ”Nuk bën të jetojmë nën okupim dhe as në komunizëm.” Nga kjo kuptohet se Myderrizi e kishte të qartë rrugën që duhej të ndiqej, dhe sakrifica që e priste pas marrjes së pushtetit nga forcat partizane dhe komuniste. Ishte tejet i përgatitur për këtë rrugë, edhe pse njohja e tij me rrethanat, si në nivel të Kosovës, po ashtu edhe në nivelin Ballkanik, i kishte të qarta, por assesi të pajtohej me padrejtësitë që u bënë në emër të Luftës Nacional Çlirimtare.

Është për tu theksuar këtu mbajtja e Kongresit të KQ të ONDSH-s, i mbajtur, më 1 qershor të vitit 1946, në Shkup,që siç përshkruhet mbahet në kushte tejet të vështira, edhe për shkakun se komunistët tashmë ishin në pushtet, ndërsa këmba-këmbës ndiqeshin të gjithë ata që ishin kundër tyre.

Kështu, në Komitetin Qendror të ONDSH-së nga Komiteti i Qarkut të Gjilanit dhe Pellgut të Moravës, përfaqësohej nga Myderriz Haki Efendiu dhe Mumin Jakupi; Mehmet Bushi përfaqësonte Gostivarin dhe Kërçovën, Osman Cani përfaqësonte Strugën dhe Dibrën,Hasan Billali përfaqësonte rajonin e Shkupit dhe të Ohrit, Azem Morina përfaqësonte rajonin 2, të Shkupit,Ferizajin dhe Kaçanikun, Kemajl Skenderi përfaqësonte Prishtinën dhe Hysni Rudi përfaqësonte Pejën me Gjakovë.
Në këtë Komitet u paraqit platforma që kishte të bënte me organizimin dhe veptrimtarinë e mëtejshme për çlirimin e tokave shqiptare.

Komiteti kishte shtrirë përfaqësimin e të gjitha trevave shqiptare, për të arritur një program të përbashkët të të gjithëaktorëve, të cilët nëvazhdimësi kishin punuar për bashkimin e trojeve shqiptare.

Pas Luftëssë Dytë Botërore ishte bërë rikolonizimi i Kosovës…Silleshin egërsisht forcat sllave kundrejt shqiptarëve të Kosovës, duke i burgosur, vrarë e çka jo.Pjesë e krejt këtyre përpjekjeve ishte personazhi i Myderrizit, i cili zbërthen një dimension të veçantë në këtë periudhë të rëndë për populline Kosovës, veçanërisht kanosjen për zhbërje të shqiptarëve, që kishin mbetur të pushtuar nga forcat serbe.

Nuk u përfill Karta e Atlantikut e shtatorit 1941,as Konferenca e Bujanit e 31 dhjetorit 1943 dhe 1-2 janarit të vitit 1944, ku decidivisht ishin shprehur pajtimet, që pas luftës secili popull të vendosë për të ardhmen e vet.

Vendimet e Kongresit të Shkupit ishin tejet të rëndësishme për funksionimin e organizatës, që përpos skemës organizative të miratuar, përfaqësuesit aprovuan edhe programin e Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare,kurse në mënyrë të detajuar dy autorët: Mr. Aliriza Selmani dhe Hafiz Avni Aliu paraqesin edhe pikat e rëndësishme të Kongresit:

1.liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë vetëqeverimi në bazë të vullnetit të popullit të shfaqun lirisht.

2. Nën tokat shqiptare, kuptohet në krejt vendet ku banojnë shqiptarët në 60%, pa dallim se si quhet krahina e vendit dhe nga kush ështëI pushtuar.

3. Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnji populli fqinj, as kundër partive politike, vetëm insiston në mënyrë kulturore, kur e do domosdoja dhe me armë, do të përpiqet për t`i arritur idealet shekullore të kombit shqiptar, që të jetë i lirë dhe vetë sundues në shtet të vet, me kufij etnik.

4. Mbasi të vendosen kufijtë etnik, pa marrë parasysh tjerat kushte të kufijve, si: strategjike, ekonomike, politike, etj., në mënyrë miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, “tue i tërheq shqiptarët qi do të mbetin jashtë kufijve në vend t’atyne qi do të shpërngulen dhe do të përcjellen jasht.”

5. “Në kohë paqe Lëvizja nuk do të pushojë, por do të vazhdojë si shërbim roje e të drejtave të popullit shqiptar, si t’atyne të mbrendshme, ashtu edhe t’atyne të jashtme, ndërkomtare, tue u organizue për regjim me të vërtët demokratik dhe për relacione miqsore me popujt fqi, ballkanik.”
Kongresi i Shkupit i ( një) 1 qershorit 1946, ishte një sinjal i qartë edhe për pushtuesit serbë në Kosovë e më gjerë.

Ky Kongres me aklamacion zgjodhi kryesinë e re të KQ-së të NDSH-së me kryetar Halim Orana,zëvendëskryetar Kemal Skenderi dhe Azem Morina, sekretar.Anëtarë të KQ u zgjodhën:Jonuz Bala,Mehmet Bushi, Hamdi Berisha,Hysni Rudi, Myderriz Haki Efendiu,Mehmet Dumani, Osman Cani, Mitat Tërshana dhe Hasan Bilalli

Po ashtu, është me interes të përmendët se Myderriz Haki Efendiu ishte kryetar i Komitetit Qarkor në Gjilan dhe anëtar i KQ-së të NDSH-s në Shkup. Të gjitha lidhjet e shkëputura që ekzistoni edhe më herë,t tashmë ishte kërkuar që të kenë një adresë, e cila udhëhiqej nga Myderrizi.

Komiteti Qarkor i NDSH-sëpër Gjilan, sipas disa burimeve qoftë të shkruara ose gojore, kishte 17 anëtarë. Në këtë komitet ishin të përfshirë njerëz më me ndikim në Gjilan e rrethinë, intelektualë të profileve të ndryshme, që e bëjnë shumë të fuqishëm organizimin e këtij rrethi në kuadër të NDSH-së.

Për të përshkruar më mirë Komitetin Qarkor të Gjilanit, dhe për të arritur njohuri edhe më të mëdha për këtë organizim, mund t`i shohim edhe personalitet që e përbënin këtë organizatë, që shikuar në kontekstin historik ishte më e madhja e pas Luftës së Dytë Botërore.

Përpos Myderrizit Haki dhe Halim Oranës, të cilët ishin përfaqësues të KQ-së në Shkup, bënin pjesë edhe Rexhep Shema-Dajkoci, Maliq Sahit Çollaku, Mulla Riza Osmani-Poliçka, Ramadan Agushi-mësues nga Tërpeza, Destan Ismajli-Budrika, agronom,Mumin Jakupi-mësues,Jakup Salihu-Malishevë, Njazi Fehmiu–mësues,Arif Syli iRogoçicës,Hamdi Dalipi i Pograxhës, etj. (Rexhep Bunjaku-NDSH).

Haki Myderrizi edhe gjatë luftës, por dhe pas saj,është njeriu, për të mos thënë i vetëm, i cili me tërë qenien shpirtërore e intelektuale është munduar, që të gjejë rrugëzgjidhjeje për t`i bashkuar shqiptarët në një ideal, vetëm e vetëm për të mos ra pre e politikave serbe- jugosllave të kohës. Myderrizi e kishte të qartë se përçarja nuk i duhej aspak shqiptarëve, dhe në këtë pikëpamje ishte i gatëshëm të punonte edhe me gjithë të tjerët, vetëm që të arriheshin objektivat e qytetarëve të Kosovës.Megjithatë, ideja e Myderrizit nuk gjeti mbështetje të gjerë,dhe kështu forcat partizane, të cilat në emër të fitores së luftës kundër nazi-fashizmit, bënin kërdi ndaj të gjithë atyre që ishin kundër tyre, veçmas ndaj popullatës shqiptare.

E veçanta për vlerat njerëzore të Myderrizit ishte aftësia intelektuale, ndaj kudo që ishte linte përshtypje të jashtëzakonshme, duke shpjeguar përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtar, por edhe tradhtinë që u kishin bërë, në emër të luftës partizane, shqiptarëve të Kosovës. Në ndejën e një ode në fshatin Zhegër, Mulla Rifat Jashari rrëfen për Myderrizin:

“I ri qenka, po bilbil qenka, në odat tona nuk kemi pasur rastin të dëgjojmë kësi njeri të aftë!”
Në këtë komporacion vlen të theksohet edhe mbajtja e Kongresit në Blinajë, në Drenicë afër Lipjanit, më 25 korrik 1946. Në këtë kongres morën pjesë mbi 200 veta, pjesëmarrës nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe të Maqedonisë. Kongresi zgjodhi KQ e LNDSH-së kryetar Gjon Sereçin, për Komandën Supreme të Ushtrisëdhe komandantët e Katër zonave Ushtarake në Kosovë.

Ky kongres vlerësoi situatën në çfarë rrethanash ndodhej Kosova, dhe hapat që duhej të ndërrmirreshin në vazhdimësi.Mirëpo,pas mbajtjes së kongresit, por edhe para tij,sapo kishte filluar dekonspirimi i Organizatës, dhe filluan burgosjet e shumë njerëzve të cilët kishin vepruar në kuadër të NDSH-së.

Pas këtij kongresi krerët e KQ-së të NDSH-sëishin shpërndarë në pjesë të ndryshme; në fakt kishin kaluar në ilegalitet të thellë, për të vazhduar punën dhe angazhimin e tyre kundër regjimit okupues të vendosur në Kosovë.

Haki Myderrizi ishte konsekuent për programin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të mbajtur,më 16-20 shator të vitit 1943.

“Sipas gazetës “Kombi” të Tiranës, gazetari i së cilës ishte pjesëmarrës në Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me këto fjalë:

“Pika e parë e programit të bisedimeve përmban kërkesën e bashkimit të përhershëm të të gjithë krahinave të banueme qysh prej mija vjetësh prej popullsinash shqiptare”.

Pika e dytë e programit “përmban bashkimin me Shqipni të krahinave të Mitrovicës, Vuçiternës, të Pazarit të Ri dhe të Senicës – toka shqiptare të kërcënueme nga shumë anë nga bota sllave” (Mexhid YVEJSI, Gjakovë)

Pra, konsistenca e Haki Myderrizit bëri që ai tëbashkëpunonte me të gjithë, për të realizuar programin e rilindasve dhe të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Libri i shkruar nga Mr. Aliriza Selmani dhe Hafiz Avni Aliu “Myderriz Haki Efendiu”, në plotni ka arritur të zbërthejë jetën e Myderrizit, por jo vetëm jetën e veprimtarinë, edhe organizimet ilegale që ekzistonin qysh nga Lufta e Dytë Botërore dhe pas saj, deri në burgosjen, pothuajse, të të gjithë anëtarëve të NDSH-së. Dy autorët që kishin përgatitje të mirë shkencore, arritën, që me një qasje profesionale, t`ua sjellin brezave të tashëm figurën e Myderriz Haki Efendisë, në vendin meritor të historiografisë kombëtare.

Autorët e lartspikatur bënë përshkrimin me argumente të mjaftueshme,për rrethanat e burgosjestë Myderrizit dhe peripecitë e tija në burgjet famëkeqe tëçetnikëve e të sistemit komunist tëinstaluar në Kosovë.

Mydeerizi Haki Efendiu theksonte: “për Kosovë kam punuar dhe për Kosovë do të vdes!”
Prandaj, Myderrizi kishte ideuar jetën e tij, por dhe përfundimin e tij.Mbi ne u hodh ogurzeza kohë kur filluan arrestimet në të gjitha anët, në këtë kontekst,sipas disa shënimeve,thuhet se Myderrizi Haki është burgosur para gjysmës së dytë të muajit gusht të vitit 1946.

Për të përshkruar torturat që bëheshin nga OZNA,dëshmon edhe Jetish Vishi nga Vërbani i Vitisë, i burgosur në burgjet e Maqedonisë, i cili ndër të tjera thotë: “Ajo çka unë mund të përshkruaj vuajtjet e të burgosurve politikë shqiptarë, në këto burgje janë vetëm 5% e tyre, kurse Zijadin Qira nga Struga, i arrestuar më 1949, thotë:“Gjatë hetimeve, unë kam përjetuar të atilla vuajtje, të cilat do ta kishin vështirë t`i përshkruajnë edhe penat më të sprovuara.”

Nga ajo që thuhet, dhe nga shumë dëshmitarë të asaj kohe, torturat më çnjerëzore përdoreshin ndaj të burgosurve, nga të cilat disa mbetën nëpër kazamatet e OZN-së,të tjerë vdiqën nga torturat mizore që bëheshin ndaj shqiptarëve në ato burgje…

Myderrizi Haki ishte dërguar në Shkup ku kishte qëndruar 52 ditë, në kalanë e Shkupit në qeli. Kjo dëshmohet edhe nga shokë dhe të burgosur të tjerë të Myderrizit.Përjetimet e rënda dhe torturat që ishin përdorur ndaj Myderrizit, e kishin sjellë në atë gjendje, qëtë dukej se vetëmmerrtefrymë.
Ndoshta të rralla janë tortuart që u përdoren mbi të, por edhe ndaj shokëve të tij të NDSH-së në burgjet e Shkupi. Nga shënimettë cilat dëshmojnë, thuhet se Myderrizin pas tre muajve e kishin kthyer në burgun e Ferizajit. Në këtë burg do të takohet me shumë shokë të organizatës.Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Myderrizi mundohej që shokëve tu fliste për qëndresën që duhej të bënin dhe angazhimin e tyre deri në fitore.

Për këtë rrethanë po e citoj Ramadan Agushin,i cili ndër të tjera thotë:”Haki Myderrizi na kshillonte se çfarë qëndrimi duhet të kemi dhe si të flasim para organeve të hetuesisë, dhunës dhe presioneve.Ai na thoshte që të flisnim sa më pak që të jetë e mundur, të përgjigjemi sa më shkurt për bashkëpunëtorët, udhëheqësit, jatakët e të ruajmë sekretin”

Nga kjo që thuhet, Myderrizi ishte tejet i përgatitur dhe njëkohësisht e kishte të qartë, se çdo pëshpëritje apo mosqëndrrim si duhet në burg mund t` iu kushtojë shumë familjeve, dhe do të pësonin sikur të gjithë të burgosurit tjerë.Pra, niveli i tij prej atdhetari, edhe kur përjetimi ishte tejet i rëndë nëpër burgjet jugosllave e komuniste, ai jepte shpresë për një të ardhme të ndritur të shqiptarëve të Kosovës e më gjërë.

Autorët e kësaj vepre monografike ia arritën që të japin fakte edhe për burgosjen e anëtarëve të tjerë të Komitetit Qarkor të Gjilanit. Më 21 tetor 1946,filloi burgosja nga OZN-a e veprimtarëve:”Rexhep Shemë-Dajkoci,bujk, nënkryetar i Komitetit Qarkor të Gjilanit, Maliq Sahiti nga Gjilani, librarin Mulla Riza Osmani-Poliçka(hoxhë),Ramadan Agushi-Tërpeza mësues,Destan Budrika-referent bujqësor,Jakup Salihu nga Malisheva,tregtar, Mumin Jakupi nga Gjilani-mësues, Azem Sylejmani bujk nga Muçiverrci, Syl Adem Koperrnica bujk, Ibrahim Hasani nga Karaçeva bujk, Nijazi Atullahu-Fehmiu nga Gjilani mësues, Arif Sylqini i Roganës, etj.

Kjo situatë kishte rënduar tejmase gjendjen tek popullata shqiptare, ishte represion i paparë ndaj popullatës së pafajshme. Kjo egërsi mbahetmenddhe njihet si dhunë e pashembullt kudo në trevat e Kosovës.

Myderrizi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore,aq sa, në disa raste, shkruhet sekishte mbetur vetëm 25 kg.Edhe në këtë gjendje Ai nuk u dorëzua asnjëherë, edhe pse shihej që gjendja e tij shëndetësore, për shkak të torturave më mizore, ishte në fundin e saj.

Për këtë arsye edhe gjykimi ndaj tij filloi i ndarë nga të tjerët. Gjyqi për Hakiun filloi më 26 mars të vitit 1947, në lokalet e Gjyqit të Qarkut në Gjilan. Vendimi u shpall më 27 mars të vitit 1947. Udënua me 20 vjet burg të rëndë.

Dënimin Haki Myderrizi më vonë e ka vuajtur në Mitrovicën e Sremit, ivendosur në një spital të burgut, i vetëm. Se çfarë karakteri dhe përgatitje intelektuale e fetare kishte Myderrizi, po citoj Ibrahim Graincën nga Cërnilla, përpos tjerashai pohon: “Lufta, thoshte ai (Myderrizi) , ka afshin e djalërisë, ndërsa vajtimi e lotët përata që bien për atdhe janë hallall, se ata vetë Zoti ika krijuar për një mision të tillë.Ata u lënë trashëgim brezave që vijnë sakrificat, që i bëjnëpër kombin”, përfundon citati.

Bashkëveprimtarët dhe shokët e idealit Atë e krahasuan me teologët më të shquar të periudhave të ndryshme të historisë, si: Hoxha Hasan Tahsini, Ymer Efendi Prizreni,Sheh Mustafa Tetova, Hafiz Ibrahim Dalliu, Daut Efendi Tivari, etj. Shëndeti sa vinte kohai rëndohej shumë, pa ndonjëpë kujdesje të duhur në burgun famkeq të Mitrovicës së Sremit.Torturat e kishin bërë të vetën. Myderrizi kishte besim në fe dhe atdh, dhe këto dy aspekte e përcollën deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Myderrizin para se të vdiste e kishin vizituar disa shokë të burgut, duke biseduar për aspekte të rëndësishme të çështjes kombëtare dhe fjalët e fundit të Myderrizit ishin ;“këto dorëza, na tha, m’ja dërgoni nënës sime për kujtim, selam….! Për atdhe duhet të flijojmë gjithçka: pasurinë, evladët, jetën…! Vetëm liria e atdheut i ka rrënjët në gjak, vetëmsakrificat e bijëve të tij e rrisin atë…! Këto ishin fjalët, pothuajse, të fundit para vdekjes së Myderrizi;.ishin mesazh, rrugë, projekti personal, me trup e shpirt, se si duhet ecur dhe sakrifikuar për lirinë e atdheut.

Me 27 janar 1948, drejtoria e burgut dha lajmin për vdekjen e Myderrizit.

Ishtë një lajmë i rëndë për tërëLëvizjen Nacional Demokratike, ishte një goditje për aspiratat për bashkim kombëtar. Haki Myderrizi la porosi të qarta: për liri të vatanit nuk kursehet as jeta, as familja! Ishte një vdekje sikur në këngët kreshnike,sikur në baladat për heronj, sikur rënia e bilbilenjve, dhe vështirë të gjendet një njeri i formati të Tij, që e karakterizon intelektualiteti,njohjet e gjuhëve orientale, Njeriu sakrificës, i dijes , i dhimbjes, e, mbi të gjitha sprovues dhe ideolog i luftës për bashkim kombëtar.
Për të përfunduar këtë qasje, po e përmbylli me përfundimin e librit të autorëve të spikatur,ku shkruhet: “veprimtaria e njohur patriotike e Haki Myderrizit kushtuar çështjes kombëtare, shfaqet në këto pamje kryesore:në luftën kundër okupuesit, në kundërshtimin e sundimit sllavë-komunist, dhe në bashkimin e forcave që luftonin për Shqipërinë Etnike.

KOMENTE