DYLON

Shenjë e qartë se populli nuk po e sheh më veten te partitë politike që i kemi sot!

Shenjë e qartë se populli nuk po e sheh më veten te partitë politike që i kemi sot!
Avatar photo Redaksia

Nga: Flamur Hyseni

Pjesëmarrja në Zgjedhjet e 7 qershorit 2026

EkoHigjiena

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit shënon rënie, atëherë kjo është shenjë e qartë se populli nuk po e sheh më veten te partitë politike që i kemi sot.

Kjo i bie se vetëm rreth një e treta e votuesve ende kanë interesim për këto parti dhe për këtë mënyrë të të bërit politikë. Të tjerët ose janë lodhur, ose janë zhgënjyer, ose nuk besojnë më se prej këtyre partive mund të dalë diçka e mirë për vendin.

Së pari, kjo tregon se Kosovës i duhen ide të reja për zhvillim, jashtë mendësisë së vjetër partiake.

Së dyti, kjo e hap rrugën për forca të reja politike, të cilat nuk mbajnë mbi vete barrën e proceseve politike të pasluftës. Kosovës i duhen njerëz me vizion, me program, me ide të reja dhe me vullnet për të sjellë rezultate konkrete. Votuesi i sotëm nuk është më ai i djeshmi. Ai është më i ri, më kërkues dhe më pak i lidhur me tregimet e vjetra politike. Ai kërkon punë, zhvillim dhe rezultate. Pikërisht për këtë arsye, partitë aktuale duken të vjetra përballë një elektorati që kërkon frymë të re.

Së treti, kjo mund të jetë edhe një shtytje për një demokraci më të afërt me qytetarin, më të lidhur me komunitetin dhe me hallet e përditshme të njerëzve.

Kjo mund të jetë shansi i fundit për partitë aktuale sidomos partitë opozitare. Partitë, sidomos opozitare i kanë vetëm dy rrugë: ose të reformohen me të vërtetë, duke u marrë seriozisht me çështjet konkrete të vendit, ose të vazhdojnë të humbin lidhjen me qytetarin.

Populli e jep sinjalin para se ta japë ndëshkimin. Dhe ky sinjal tashmë është dhënë qartë.

Ky është paralajmërim i hershëm. /2LONLINE/