Magnezi është i rëndësishëm për më shumë se 300 funksione metabolike në organizmin e njeriut. Në fakt, secila qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet.
Magnezi në trupin e njeriut ndodhet kryesisht në eshtra dhe dhëmbë, ndërsa në sasi më të vogël është në zemrën e njeriut dhe në tru, gjithashtu edhe në gjak.
Sipas studimeve të fundit me statistika të organizuar nga USDA, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë rezultuar me mungesë të magneziumit, kryesisht për shkak të jetës moderne, dinamikës dhe stilit të pashëndetshëm të jetës, shtuar edhe nga stresi fizik dhe mendor.
Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë.
Por mungesa e magnezit mund të shkaktojë telashe të mëdha shëndetësore ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e mungesës së magnezit.
Osteoporoza
Lodhje kronike
Pagjumësi
Dridhje të fytyrës
Ngërçe të këmbëve
Ankth
Nervozizëm
Migrenë
Depresion
Sëmundje të zemrës
Mungesa e magnezit është e lidhur me sëmundje kronike dhe diabeti i tipit 2.
Marrja e duhur e magnezit përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer.
Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinson pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre.