DYLON

Shënimi i 20 vjetorit të vdekjes së Beqir Musliut

Avatar photo Redaksia

Viti 2016, shënon njëzetvjetorin e shkuarjes në amshim, të njërin nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë,Beqir Musliut.
Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, duke llogaritur në mbështetjen e komunës së Gjilanit dhe ndonjë institucuoni tjetër nga niveli qendor apo dhe asociacione tjera kulttutore e letrare, parasheh dhe propozon një serë veprimtarishë , mes datave 11 – 24 qershor, që simbolizojnë ardhjen në jetë të këtij korifeu të letrave shqipe po, edhe shkuarjen nga kjo jetë si dhe kujtesën e përhershme për njërin nga emrat e rrallë të letërsisë sonë.

I.
Veprimtaria e parë letrare për Beqir Musliun
( Hapet më 10 maj dhe mbyllet më 24 qershor )
PËRKUSHTIME LETRARE DHE VLERËSIME PËR BEQIR MUSLIUN
Konkurs letrar për poezi, tregime dhe ese, me motivacione nga krijimtaria e Beqir Musliut
Poezia më e mirë – 200 €
Tregimi më i mirë – 300 €
Ese-ja më e mirë – 500 €
Konkuruesit, krijimet e tyre, me shifër, mund t’i përcjellin në adresën e Ars Clubit “Beqir Musliu” në Fejzbuk apo dhe në email adresën elektronike: [email protected], më së voni deri më 24qershor 2016. Krijimet fituese si dhe ato që merren për botim komunikohen me 15 gusht 2016 ndërsa publikohen me një libër të përbashkët dhe, përurohen në ediicionin e tetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2016
Një autor nuk mund të konkurojë me më shumë se një poezi, një tregim apo dhe një ese.

EkoHigjiena

II.
Veprimtaria e dytë letrare për Beqir Musliun
( Hapet më 10 maj dhe mbyllet më 15 qershor )
PROPOZIMET PËR ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”
(Ftesa për nominime – 10 maj 2016, Emërimi i Jurisë – 20 maj 2016, Shpallja e fituesit – 15 qershor 2016 )
Vërejtje:
Propozimet nga subjektet kulturore dhe asociacionet letrare, me një arsyetim të gjerë për krijimtarinë letrare të shkrimtarit të propozuar, i cili ka sjellur vlera të mirëfillta në letërsinë shqipe, me nga një ekzemplar të çdo vepre apo dhe kompletin e veprave të tij, përcillen në Zyrën e kryetarit të Komunës, përkatësisht në Njësinë për Kulturë, Rini e Sport të Gjilanit, më së voni deri më 24 maj 2016 .
Laureati i Çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2016, shpallet me 15 qershor, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Ndërsa ceremonia e dhënies organizohet me 24 qershor 2016 , në ditën kur Gjilani e përcolli në amshim Beqir Musliun.

III.
Veprimtaria e tretë letrare për Beqir Musliun
( Më 11 qershor 2016, ora 10:00 – 15:00,Gryka e Karadakut, Dunav )
TREKËNDËSHI POETIK I PAQES
edicioni i tetë me radhë
NË VEND TË FJALËVE
( krijime poetike nga Beqir Musliu )
ME POEZINË E AGIM MATOS ( Sarandë )

IV.
Veprimtaria e katërt letrare përBeqir Musliun
( Më 11 qershor 2016, ora 17:00, ish salla e KK të Gjilanit )
PËRURIMI I VEPRËS LETRARE “POETIKA E BEQIR MUSLIUT

V.
Veprimtaria e pestë letrare për Beqir Musliun
( Më 24 .IV. 2016, ora 16, ish salla e KK të Gjilanit )
DHËNIA E ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”
Vendimi i Jurisë letrare
Vlerësime rreth krijimtarisë letrare të shkrimtarit fitues
Fjala e kryetarit të komunës
Fjala e shkrimtarit
Pjesë nga krijimtaria letrare e shkrimtarit fitues

***
Ky lanifikim i veprmitarive letare për shënimin e 20 vjetorit të shkuarjes në amshim të shkrimtarit tonë, Beqir Musliut është aprovuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu” në takimin e mbajtur më 7 maj 2016 si dhe që më parë ( si propozim) iu është dërguar dhe institucioneve përkatëse komunale
Fotografia e Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.