Viti 2016, shënon njëzetvjetorin e shkuarjes në amshim, të njërin nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë,Beqir Musliut.
Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, duke llogaritur në mbështetjen e komunës së Gjilanit dhe ndonjë institucuoni tjetër nga niveli qendor apo dhe asociacione tjera kulttutore e letrare, parasheh dhe propozon një serë veprimtarishë , mes datave 11 – 24 qershor, që simbolizojnë ardhjen në jetë të këtij korifeu të letrave shqipe po, edhe shkuarjen nga kjo jetë si dhe kujtesën e përhershme për njërin nga emrat e rrallë të letërsisë sonë.
I.
Veprimtaria e parë letrare për Beqir Musliun
( Hapet më 10 maj dhe mbyllet më 24 qershor )
PËRKUSHTIME LETRARE DHE VLERËSIME PËR BEQIR MUSLIUN
Konkurs letrar për poezi, tregime dhe ese, me motivacione nga krijimtaria e Beqir Musliut
Poezia më e mirë – 200 €
Tregimi më i mirë – 300 €
Ese-ja më e mirë – 500 €
Konkuruesit, krijimet e tyre, me shifër, mund t’i përcjellin në adresën e Ars Clubit “Beqir Musliu” në Fejzbuk apo dhe në email adresën elektronike: [email protected], më së voni deri më 24qershor 2016. Krijimet fituese si dhe ato që merren për botim komunikohen me 15 gusht 2016 ndërsa publikohen me një libër të përbashkët dhe, përurohen në ediicionin e tetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2016
Një autor nuk mund të konkurojë me më shumë se një poezi, një tregim apo dhe një ese.
II.
Veprimtaria e dytë letrare për Beqir Musliun
( Hapet më 10 maj dhe mbyllet më 15 qershor )
PROPOZIMET PËR ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”
(Ftesa për nominime – 10 maj 2016, Emërimi i Jurisë – 20 maj 2016, Shpallja e fituesit – 15 qershor 2016 )
Vërejtje:
Propozimet nga subjektet kulturore dhe asociacionet letrare, me një arsyetim të gjerë për krijimtarinë letrare të shkrimtarit të propozuar, i cili ka sjellur vlera të mirëfillta në letërsinë shqipe, me nga një ekzemplar të çdo vepre apo dhe kompletin e veprave të tij, përcillen në Zyrën e kryetarit të Komunës, përkatësisht në Njësinë për Kulturë, Rini e Sport të Gjilanit, më së voni deri më 24 maj 2016 .
Laureati i Çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2016, shpallet me 15 qershor, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Ndërsa ceremonia e dhënies organizohet me 24 qershor 2016 , në ditën kur Gjilani e përcolli në amshim Beqir Musliun.
III.
Veprimtaria e tretë letrare për Beqir Musliun
( Më 11 qershor 2016, ora 10:00 – 15:00,Gryka e Karadakut, Dunav )
TREKËNDËSHI POETIK I PAQES
edicioni i tetë me radhë
NË VEND TË FJALËVE
( krijime poetike nga Beqir Musliu )
ME POEZINË E AGIM MATOS ( Sarandë )
IV.
Veprimtaria e katërt letrare përBeqir Musliun
( Më 11 qershor 2016, ora 17:00, ish salla e KK të Gjilanit )
PËRURIMI I VEPRËS LETRARE “POETIKA E BEQIR MUSLIUT
V.
Veprimtaria e pestë letrare për Beqir Musliun
( Më 24 .IV. 2016, ora 16, ish salla e KK të Gjilanit )
DHËNIA E ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”
Vendimi i Jurisë letrare
Vlerësime rreth krijimtarisë letrare të shkrimtarit fitues
Fjala e kryetarit të komunës
Fjala e shkrimtarit
Pjesë nga krijimtaria letrare e shkrimtarit fitues
***
Ky lanifikim i veprmitarive letare për shënimin e 20 vjetorit të shkuarjes në amshim të shkrimtarit tonë, Beqir Musliut është aprovuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu” në takimin e mbajtur më 7 maj 2016 si dhe që më parë ( si propozim) iu është dërguar dhe institucioneve përkatëse komunale
Fotografia e Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan