DYLON

Shëndetësia në Gjilan kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete!

Shëndetësia në Gjilan kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete!
Redaksia

Nga: Artan Cani – /anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së/

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ngrita disa shqetësime dhe probleme me të cilat po përballet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në kushtet e punës së stafit.

EkoHigjiena

Ndër çështjet kryesore që kërkova të trajtohen janë:

1. Mungesa e ngrohjes në QKMF, e cila krijon kushte jo të përshtatshme për pacientët dhe personelin shëndetësor, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit.

2. Automjetet zyrtare të paregjistruara, përfshirë automjete që përdoren nga Shërbimi i Urgjencës, duke vështirësuar shfrytëzimin e tyre për nevoja institucionale.

3. Mungesa e pajisjeve dhe mjeteve për mirëmbajtjen hidrosanitare, që pamundëson intervenimin me kohë në rast të defekteve dhe problemeve teknike.

4. Mungesa e materialit higjienik, e cila vështirëson ruajtjen e higjienës dhe kushteve të nevojshme sanitare në objektet e QKMF-së.

5. Hapja e konkursit për pranimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj, me qëllim të plotësimit të nevojave për personel shëndetësor dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Këto nuk janë çështje të zakonshme administrative, por probleme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

QKMF-ja nuk duhet të lihet pas dore! Ajo ka nevojë për kushte dinjitoze pune, pajisje të nevojshme, personel të mjaftueshëm dhe menaxhim të përgjegjshëm.

Si anëtar i Kuvendit Komunal, do të vazhdoj t’i ngre këto shqetësime dhe të kërkoj llogaridhënie, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Shëndetësia është e drejtë e qytetarëve dhe obligim i institucioneve! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.