Kandidati i AAK-së, Ali Berisha është garuesi i parë në Kosovë që i ka uruar fitoren kundërkandidatit të rij nga LDK, Gazmend Muhaxheri.
“Populli që është sovran dhe qytetarët e Pejës kanë dashur të votoj një qeverisje tjetër. Me këtë rast i uroj Gazmend Muhaxherit fitoren”, ka thënë Berisha.
Këtë fisnikëri të Berishës e ka vlerësuar tashmë kryetari i ri i Pejës, gazmend Muhaxheri.
“E kam prit një gjest të tillë, ngase unë para gjashtë viteve ia kam uruar Berishës fitoren dhe kjo traditë do të vazhdoj në Pejë”, ka thënë Muhaxheri. (ORAinfo)