Rruga që lidhë Bujanocin me fshatin e Malësisë, Breznicën, në pjesë të ndryshme po rrezikohet nga shembja e shkëmbinjve. Qytetarët që sot paradite kanë shfrytëzuar këtë rrugë kanë njoftuar portalin informativ Titulli.com për gjendjen e saj.
Ata njëherit kërkuan nga përgjegjësit që të merren me pastrimin e kësaj arterie që lidhë Malësinë e Bujanocit me qytetin. Njëherit apelohet tek ngasësit e vetura që të rrisin kujdesin gjatë kalimit përmes rrugës së Breznicës.
Shembja e shkëmbinjve në rrugë është si rezultat e të reshurave të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit dhe si rezultat pjesë të ndryshme shkëmbore janë bërë të paqëndrueshme.