/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në fshatin Bushincë komuna e Novobërdës, ka ndodhur një vdekje aksidentale ku ka humbur jetën një nëntëmbëdhjetë vjeçar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para besohet se T. M. Serb, shtetas i Kosovës, i moshës nëntëmbëdhjetë vjeçare, deri sa ishte duke punuar, brenda nê një stallë të vjetër, e ndërtuar me dru, ne afërsi tē shtëpisë së tij, në një momente shembet duke e nxënë viktimên, duke i shkaktuar lëndime fatale.
“Viktimën e kanê gjetur familjarët, të cilët kanë lajmëruar policinë, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore nga shtëpia e shëndetit nê Kamenicë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të riut, si pasoj e plagëve të marra nga shembja e stallës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale tê Policisë së Kosovës si dhe njësitet e Forenzikês”, ka bërë të ditur toger Hashani.
Sipas tij, rrethanat e rastit po hetohet nga njêsitet rajonale të Policisê së Kosovës, e me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetê iu ështê dorzuar familjareve, pasi të gjitha rrethanat tregojnë se rasti ka ndodh aksidentalisht. /2L ONLINE/