DYLON

Shefqet Tafa pensionohet pas më shumë se 30 vitesh kontribut në institucionet komunale të Vitisë

Shefqet Tafa pensionohet pas më shumë se 30 vitesh kontribut në institucionet komunale të Vitisë
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, Skënderbe Hebibi dhe të tjerë ka pritur sot në takim zyrtarin komunal Shefqet Tafa, me rastin e pensionimit të tij pas më shumë se tri dekadash shërbimi në institucionet komunale të Vitisë.

Me këtë rast, kryetari Haliti e vlerësoi lart kontributin e z. Tafa, duke theksuar punën, përkushtimin dhe seriozitetin e tij gjatë gjithë viteve të shërbimit në funksion të institucionit dhe qytetarëve të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Edhe drejtori i Administratës, Skënderbe Hebibi, shprehu fjalë miradie për punën dhe angazhimin e tij ndër vite, duke i uruar pensionim të mbarë dhe shëndet.

Kurse Shefqet Tafa falënderoi kolegët për bashkëpunimin e vazhdueshëm gjatë punës së tij, ndërsa shprehu vlerësimin e tij për kryetarin Sokol Haliti, të cilin e cilësoi si kryetar të jashtëzakonshëm.

Po ashtu gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ndau z. Tafa një mirënjohje për kontributin e dhënë në administratën komunale të Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.