/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Valon Shefkiu, ka bërë një sqarim për opinionin publik, pas kritikave nga asambleisti të PDK-sw nw Gjilan. Në sqarimin e tij thuhet:
“Kritikat e nj’ asambleisti tw PDK-sw në Gjilan, janë krejtësisht të pabaza, tendencioze dhe dashakëqija sepse privatizimi i fabrikës së bukës “Kualiteti” në Gjilan është bërë në kohën e qeverisjes së PDK-së në vitin 2008.
Meqë po ju ‘dhimbset’ aq shumë privatizimi i kësaj fabrike, ku ishit ju në tetë vite më herët? Pse nuk e parandaluat? Pse nuk reaguat?
Përveç kësaj, gjatë qeverisjes së PDK-së në Gjilan janë privatizuar të gjitha fabrikat tjera, e të cilat janë shndërruar në qendra tregtare dhe kafeteri, e nga të cilat kanë përfituar jabanxhinjtë. Ku ishit ju?!
Ndërsa, për të sqaruar opinion publik, objektet të cilat përmenden pa leje, janë ndërtuar pikërisht në kohën e ish-qeverisjes, ndërkaq objektet tjera janë me bërë me leje ndërtimi. Për këtë kemi dëshmi.
Kjo fabrikë është privatizuar me spin off të thjeshtë dhe e ka pasur të obliguar vetëm dy vite ta vazhdoj veprimtarinë e njejtë.
Me privatizimin e “Kualitetit”, është thyer monopoli i grumbullimit të grurit me vetëm në një pikë dhe i është dhënë mundësi shumë ekonomive familjare, të cilat po e bëjnë grumbullimin e grurit, duke e siguruar mirëqenien e tyre.
Pra, gjilanasit nuk kanë problem për grumbullimin e grurit. Këtë problem e ka vetëm një asambleist i PDK-së, i cili, i frustruar nga humbja e zgjedhjeve në mënyre spektakolare, po tenton ta manipuloj opinionin, por nuk ia ka arritur dhe nuk do t’ia arrij kurrë.
Nga lejet e ndërtimit në Gjilan, në vitin e kaluar janë inkasuar mbi 750 mijë euro, ndërkaq vetëm sivjet janë inkasuar 400 mijë euro. Kjo është shuma mw e madhe e inkasimit nga lejet e ndërtimit që prej pasluftës falë qeverisjes së përgjegjshme të cilën po e udhëheq me plot sukses kryetari Lutfi Haziri.
Pra, për më pak se një vit, nga lejet e ndërtimit, Gjilani ka inkasuar mbi 1 milion euro, të cilat po iu kthehen qytetarëve me investime të mëdha në infrastrukturë, duke ua bërë jetën e dinjitetshme.
“Ne vazhdojmë me punë t’hajrit, e ju llomotitni!”, thuhet në sqarimin e drejtorit të Urbanizmit në Gjilan, Valon Shefkiu. /2L ONLINE