DYLON

Shefkiu: Është hapur për shqyrtim Plani Rregullues i Hollësishëm në zonën “Qendra 4”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka hapur për shqyrtim publik Planin Rregullues të Hollësishëm për zonën “Qarku 4”, dhe kërkon nga të gjithë qytetarët, profesionistët, komuniteti i biznesit, dhe përfaqësues të ndryshëm që në adresë të kësaj drejtorie të dërgojnë propozim ndryshimet apo plotësimet lidhur me këtë plan.

Në fjalën hapëse drejtori i Urbanizmit Valon Shefkiu, në pranin e qytetarëve të interesuar, ka bërë hapjen solemne të shqyrtimin publik për pjesëmarrje publike në finalizimit të Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 4”.

EkoHigjiena

“Prej tridhjetë ditësh, qytetarët, ekspertët dhe palët e interesuara kanë mundësinë ti parashtrojnë vërejtjet, komentet dhe sygjerimet, para finalizimit të dokumentit të planifikimit hapësinor. Pas periudhës së shqyrtimit publik drejtoria e Urbanizmit do ti shqyrtoj, analizoj dhe inkorporoj propozimet e arsyeshme të cilat kanë dalë nga debati publik dhe e procedon Projektplanin Rregullues të Hollësishëm në organet përgjegjëse, respektivisht trupat profesionale te Kuvendit të Komunës deri në aprovim përfundimtar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit”, ka potencuar drejtori Shefkiu.

Ndryshe kjo zonë është në dëgjim publik për revidimin e saj, ngase është paraqitur nevoja për ndryshim të këtij plani, duke pasur parasyshë nevojat e mëdha për ndryshime, mirëpo idetë, komentet dhe vërejtjet do të shqyrtohen me shumë kujdes nga stafi profesional i drejtorisë komunale të Urbanizmit u tha në këtë takim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.