Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini gjatë vizitës në Kosovë, do të zhvillojë takime me udhëheqësit shtetëror dhe përfaqësuesit politikë. Mogerini ka paralajmërua se në fokus të vizitave në Prishtinë por edhe në Beograd do të jetë dialogu për normalizimin e raporteve.
Temë kryesore në bisedimet me liderët në Prishtinë dhe në Beograd do të jetë procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga vet ajo. Mogerini deklaroi se në Prishtinë dhe Beograd do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogerini do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e jashtëm Hashim Thaçi, liderët opozitarë: Visar Ymeri e Ramush Haradinaj si dhe me përfaqësues të pakicës serbe.