DYLON

Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës Andrew Forde vizitoi Kamenicën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew Forde vizitoi Komunën e Kamenicës dhe u prit nga Kryetari Begzad Sinani me bashkëpunëtorët. Andrew Forde e përgëzoj kryetarin Sinani dhe Komunën e Kamenicës për përzgjedhjen e Kamenicës në mesin e katër komunave më të mira të Kosovës për partneritetin e Komunave të Evropës Juglindore me Këshillin e Evropës në kuadër të projektit “Promovimi i te drejtave te njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve”.

Kryetari Sinani e falënderoj drejtorin Andrew Forde për bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës si në këtë projekt poashtu edhe në projekte të tjera si dhe e informoi atë me punët dhe projektet që po zhvillohen në komunën e Kamenicës, ku një vëmendje të veqantë i kushtoj edhe çështjes së integrimit të komuniteteve pakicë në institucione dhe në jetën e përditshme në Kamenicë.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani kërkoj mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në realizimin e projekteve të infrastrukturës në veqanti. “Jam i interesuar për asfaltimin e disa rrugeve në Berivojcë, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal kemi një kërkesë të përbashkët me kryetarët e komunave Novobërdë e Ranillug për asfaltimin e një rruge nga Berivojca e cila kalon nëpër teritorin e Ranillugut dhe lidhet me Komunën e Novobërdës, për këtë projekt do të ishte e mirëseardhur ndihma dhe mbështetja e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës” tha kryetari Sinani.

Ndërsa duke folur për programet e Këshillit të Evropës drejtori Forde ka thënë se ato janë të fokusuara në të drejtat e njeriut, integrimet evropiane, arsimimin dhe trashëgiminë kulturore.

Nënkryetari Fatmir Matoshi foli për angazhimet e komunës për ruajtjen e rinisë nga përdorimi i alkoolit dhe drogave.

“Maturantët e sivjetmë do të jenë studentët e vitit të ardhshëm dhe ne jemi të interesuar që ata të jenë të vetdijësuar dhe të përgatitur mirë për rrugën e tyre andaj programet dhe fushatat për parandalimin e përdorimit të drogave dhe alkoolit irëseardhura dhe të domosdoshme” tha nënkryetari Matoshi

Drejtori Forde u interesua edhe për ndikimin që ka në nivelin komunal ngërqi politk dhe moskrijimi i institucioneve.

Palët u dakorduan për të shtuar bashkëpunimin në të ardhmen. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.