Një shqiptar dhe një kanadez kishin hetuar Oliver Ivanoviqin për krime lufte. Ata kishin arrestuar ndërkohë disa të dyshuar të tjerë, të cilët kishin ikur më vonë nga burgu. Mahmut Halimi atë kohë kishte qenë gjyqtar hetues. Së bashku me hetuesin kanadez Gi Bourassa kishin siguruar prova kundër Ivanoviqit.
Por, shefi I xhandarmërisë francize kishte refuzuar arrestimin. Ishte arsyetuar se nëse arrestohet ai, “ndizet lufta e tretë botërore”.
Mahmut Halimi dhe Gi Bourassa kishin siguruar prova të mjaftueshme për ta arrestuar Oliver Ivanoviqin qysh në fillim të vitit 2000. U duhej mbështetje operative për ta realizuar këtë. Kërkesën ia kishin bërë direkt shefit të xhandarmërisë francize në Mitrovicë, nga i cili kishin marrë refuzimë, shkruan koha ditore.
Halimi atë kohë ka qenë gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa Bouruassa hetues në Njësinë për krime lufte në UNMIK. Kishin punuar dhe siguruar prova, që, siç i kishin arrestuar edhe 7 serbë të tjerë, të arrestonin edhe Ivanoviqin, që dyshohej se si drejtues i një njësie policore kishte marrë pjesë në pushkatimin e 22 shqiptarëve në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999. Ndërkohë edhe të dyshuarit tjerë kishin ikur nga burgu i Mitrovicës.