DYLON

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së premton thellimin e bashkëpunimit përmes programit të partneritetit shtetëror

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së premton thellimin e bashkëpunimit përmes programit të partneritetit shtetëror
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me gjeneralejtënant Bashkim Jasharin, u pritën në takim edhe nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, njëherazi këshilltari ushtarak i Presidentit dhe i Sekretarit të Mbrojtjes, gjeneral Daniel R. Hokanson.

Në këtë takim u bisedua rreth arritjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin me kuadro në aspektin profesional, suksesin e treguar në bashkëzbarkimin në Kuvajt si dhe në ushtrimin fushor “DEFENDER EUROPE ’21”.

EkoHigjiena

Poashtu, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, si dhe kontributin që mund të ofrojë FSK dhe qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, si partnere e besueshme e SHBA-së.

Në situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, Ministri Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë e FSK-së për të ofruar trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, deminimit, si dhe mbështetjen e pakursyer në misione humanitare për transportimin e ndihmave si dhe refugjatëve ukrainas, ashtu siç për muaj të tërë është asistuar në misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë.

Në anën tjetër gjeneral Hokanson, premtoi vazhdimin e bashkëpunimit përmes Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërinsitucional, në fushën ushtarake dhe në sferat tjera.

“Stërvitjet e përbashkëta me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përvojë e jashtëzakonshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrja e FSK-së misione humanitare dhe paqeruajtëse jashtë vendit është obligim ndaj njerëzimit, lirisë së pamohueshme dhe aleancës ndërmjet popujve për të ruajtur paqen dhe sigurinë e përgjithshme”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast.

FSK do të jetë gjithmonë përkrah ushtrisë amerikane! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.