DYLON

Shefati mbetet kampion, edhe hungarezin e dytë e “palon”

Avatar photo Redaksia

Boksieri Shefat Isufi ka regjistruar fitoren e tij të 17-të në boksin profesionist, duke mposhtur në Gjermani, boksierin hungarez Achilles Szabo. Kampioni në kategorinë WBCA dhe së fundmi në versionin WBC, 25 vjeçari nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma, ka arrit të shënojë edhe një fitore, njëherit duke mbrojtur kështu titullin e kampionit.

Si gjithmonë i kujdesshëm, Shefati, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka arrit që me nokaut në raundin e pestë të fitojë nga hungarezi Achilles Szabo, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

Ky është rekordi i ri i fitoreve, gjithsejtë 17, (13 KO), 2 humbje e 2 barazime.

Boksieri shqiptar u tregua i kujdesshëm gjatë ndeshjes, duke treguar superioritetin ndaj hungarezit.

Shefat Isufi, më 28 mars, arriti të bëhet kampion Mediteran në versionin WBC duke mundur me KO hungarezin tjetër Istvan Zeller.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.